MOSKË, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet ukrainase do të përgjigjen për krimet e kryera kundër popullsisë civile në lindje të vendit, deklaroi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, ndërkohë që forcat ushtarake në Kiev kanë rifilluar ofensivën kundër kryengritësve prorusë.
"Ne u kërkojmë autoriteteve ukrainase të mos bombardojnë qytetet dhe fshatrat dhe të rikthejnë një armëpushim real dhe jo fiktiv, për të mbrojtur jetën e popujve", theksoi ministria në një komunikatë.
Ministria e Punëve të Jashtme përmendi në komunikatën e saj një listë të krimeve të kryera nga ushtria ukrainase nga 2 qershori deri më 1 korrik, mes të cilave bombardimet e banesave të civlëve nga artileria dhe aviacioni./
/ec/ a.jor.