Rusia kopjon Trump replikon me 
CIA:Akuza pa baza,gjueti shtrigash

Rusia kopjon Trump replikon me <br />CIA:Akuza pa baza,gjueti shtrigash
Vetëm tri ditë pasi agjensitë e inteligjencës publikuan raportin ku Rusia akuzohej se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë reagon zyrtarisht edhe Kremlini.

“Akuza të pa baza dhe aspak profesionale” kështu iu referua qeveria ruse raportit të shërbimeve të inteligjencës ku edhe një herë akuzohej se hakerat rusë të mbështetura  nga presidenti Putin kanë ndikuar në zgjedhjet presidencialet duke favorizuar fitoren e Trump.

Zëdhënsi Dmitry Peskov u shpreh se Moska është e lodhur me akuza të tilla.Më tej Kremlini nuk ngurron të shkaktojë edhe polemika duke cituar fjalët e përdorura më parë edhe nga vetë presidenti Trump :

“E gjitha kjo duket sikur është një gjueti shtrigash”, shkruhet në deklaratën e qeverisë ruse.

Sipas raportit i cili tashmë i është dorëzuar presidentit Trump thuhet se presidenti Putin ka urdhëruar hakerimin e partisë demokratike me synimin për të dëmtuar Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale

Pavarsisht se shërbimet e inteligjencës kanë fajësuar Rusinë,  kjo e fundit gjithmonë ka mohuar akuzat.

Por Obama nuk duket shumë i bindur për pafajsinë e Moskës, duke ndërmarrë edhe aksione sic ishte dëbimi i diplomatëve ruse nga SHBA.

Por nga ana tjetër presidenti Trump duket se mbron Rusinë dhe mikun e tij Putin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf