Tre persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën, përfshirë 6 fëmijë nga një sulm ajror rus në Kiev. Shtatë prej të plagosurve, përfshirë një fëmijë, u shtruan në spital, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitsko. Sipas tij, mbetjet nga disa dronë ranë në katin e dytë të një ndërtese, e cila u përfshi nga flakët.
Ndërkohë, rusët pretendojnë se kanë rrethuar Kupyanskun, në rajonin Kharkiv të Ukrainës, si dhe kanë pushtuar kalimet në lumin Oskol në jug të qytetit. "Qyteti i Kupyanskut është rrethuar në drejtim të Grupit të Forcave "Perëndimi", tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Federatës Ruse, Valery Ghersimov.
"Dorëzuam një raport i veçantë mbi situatën në zonat e Kupyanskut dhe Krasnoarmeisk. U raportua se deri në 5,000 trupa ukrainase janë të rrethuara në zonën e Kupyanskut dhe mbi 5,500 në zonën e Krasnoarmeisk", citohet të ketë thënë Peskov nga Tass.
Vladimir Putin hodhi akuza ndaj Forcave të Armatosura të Ukrainës se po përdor civilët si mburoja njerëzore. "Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar sigurinë e popullsisë civile, të cilën forcat ukrainase po e përdorin si mburoja njerëzore", deklaroi ai, siç raportohet nga agjencitë ruse.
Komente











Ruset nuuk pretendojne por e kane rrethuar sepse qe kur ka filluar lufta nuk kane gvenjyer kurre , mashtruesit gjenden ne anen tjeter
Përgjigju