Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ftuara në negociatat për arritjen e paqes së përhershme për Sirinë.

Negociatat janë parashikuar të zhvillohen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana dhe janë duke u udhëhequr nga Turqia, Rusia dhe Irani.

I pyetur nga gazetarët në Moskë gjatë një programi televiziv, se nën çfarë kushtesh SHBA-ja do të merrte një ftesë për të qenë e pranishme
gjatë zhvillimit të negociatave, Lavrov është mjaftuar duke u përgjigjur se “SHBA-ja është ftuar”.

Nga ana tjetër Irani i cili është një nga udhëheqësit e këtyre negociatave dhe mbështetësi më i madh i regjimit sirian në rajon, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë marrë një ftesë për të marrë pjesë në negociatat për paqe për Sirinë, nga ana e shtetit Iranian.

Irani pak kohë më parë ka paralajmëruar se nuk do të konsiderojë zhvillimet e negociatave të reja për të bërë ndryshime në marrëveshjen e arritur më parë për uljen e fuqisë bërthamore, që janë kërkuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com