Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt

Rusia kushtëzon zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të pjesshëm Rusi-Ukrainë të arritur në arabinë Saudite me ndërmjetësimin e SHBA. Ajo është e gatshme për marrëveshjen e re të armëpushimit për sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara urdhërojnë presidentin Volodymyr Zelenskiy ta respektojë atë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha në një intervistë televizive se vetëm një urdhër i tillë do të ofrojë garancitë që i duheshin Rusisë.

"Ne do të kemi nevojë për garanci të qarta. Dhe duke pasur parasysh përvojën e trishtuar të marrëveshjeve bilaterale vetëm me Kievin, garancitë mund të jenë vetëm rezultat i një urdhri nga Uashingtoni për Zelenskiy dhe ekipin e tij për të bërë një gjë dhe jo tjetrën," tha Lavrov.

" Mua më duket se partnerët tanë amerikanë e kanë marrë këtë sinjal. Ata e kuptojnë se vetëm Uashingtoni mund të arrijë rezultate pozitive në ndalimin e sulmeve terroriste, ndalimin e shpërthimeve të infrastrukturës civile, infrastrukturës energjetike që nuk ka lidhje me kompleksin ushtarako-industrial."

Komentet e Lavrov treguan se Rusia do të kërkojë një shtrëngim të mëtejshëm me presion amerikan mbi Zelenskin përpara se të nisë zbatimi i armëpushimit detar, për të cilin Uashingtoni thotë se do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një armëpushimi më gjithëpërfshirës. Lavrov kërkon garanci edhe për eksportet bujqësore të cilat janë pjesë e marrëveshjes me amerikën.

Një armëpushim I mëparshëm detar në Detin e Zi i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt gati 33 milionë tonë metrikë grurë, pavarësisht luftës. Moska u tërhoq në vitin 2023, duke thënë se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave u përballën me probleme serioze për shkak të sanksioneve perëndimore që prekin pagesat, logjistikën dhe sigurimet. Lavrov thotë se tregu për drithërat dhe plehrat duhet të jetë "i parashikueshëm".

Sipas tij Rusia nuk mund të pranojë thjesht fjalën e dhënë të Zelenskit, një akuzë që edhe Zelenski shpesh e ccon në drejtim të Putinit. Të martën, shtëpia e bardhë publikoi pikat për të cilat arriti dakordësinë në bisedimet me secilën palë për 3 ditë në riad të arabisë saudite.

Armëpushimi në detin e zi, ndalimi I sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në të dy vendet dhe ndihmë amerikane për rifillimin e eksporteve bujqësore ruse ishin pikat kryesore të informacioneve të shpërndara nga Uashingtoni për marrveshjet e arritura për armëpushimin e pjesshëm me delegacionet e të dy vendeve. 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore

Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore