Rusia largon 755 persona
nga stafi diplomatik amerikan

Presidenti Rus Vladimit Putin ka konfirmuar largimin e 755 persona pjesë e trupit diplomatik të SHBA-së nga Rusia.

Kjo ishte paralajmëruar që javën e shkuar nga Ministria e Jashtme Ruse, si masa që do të merreshin ndaj sanksioneve të reja që i vendosi SHBA.

Ndërsa Putin u shpreh se ai mund të merrte edhe më shumë masa por nuk donte.
 
Në një televizion rus ai tha se më shumë se 1000 njerëz punojnë në abasadën amerikane në Rusi dhe se 755 prej tyre duhet ta ndalojnë aktivitetin e tyre.
 
Rusia ka deklaruar gjithashtu  se do të marrë disa nga pronat e ambasadës amerikane, siç janë pronat e pushimeve dhe një depo e përdorur prej tyre.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë