Rusia mbështet "luftën e
Serbisë për Kosovën"

Rusia mbështet "luftën e <br />Serbisë për Kosovën"
RIO DE ZHANERIO- Presidenti serb Tomisllav Nikoliç merr konfirmimin se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në luftën për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë”.

Nga sa raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, presidenti Nikoliç është takuar me kryeministrin rus në Rio de Zhaniero ku do të zhvillohet Samiti për Zhvillimin. Në prag të këtij samiti mësohet se gjatë bisedimeve mes dy krerëve të vendeve mike, kryeministri Medvedev citohet të ketë thënë se mbështet luftën e Serbisë për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë.

 Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, ka thënë gjithashtu se Serbia mund të llogarisë mbështetjen e Rusisë edhe në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve kapitale.

Nikoliç raportohet të ketë falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe të ketë theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë