Rusia mohon ndërhyrje e saj në
zgjedhjet presidenciale në Francë

Rusia mohon ndërhyrje e saj në<br />zgjedhjet presidenciale në Francë
RUSI-Rusia ka mohuar akuzat se ka kryer sulme kibernetike kundër kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron, duke i quajtur ato absurde.

“Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë qëllim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, ose në proceset zgjedhore në veçanti. Moska zyrtare nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Richard Ferrand, sekretar i përgjithshëm i partisë së Macronit, deklaroi më herët se mediat si RT dhe Sputnik, të cilat sipas tij mbështeten nga Moska për të sulmuar me lajme të rrema kandidatin për president, Emmanuel Macron.

Sipas sondazheve të zhvilluara në Francë, Macron, ka shanse të mëdha për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, përballë Mari Le Pen, e cila është kritike ndaj BE-së dhe një mbështetëse e politikës ruse në Ukrainë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri