Rusia ‘mund’ SHBA, Tom Cruise, NASA dhe Elon Musk! Publikon filmin e parë të xhiruar në hapësirë (VIDEO)

 Rusia ‘mund’ SHBA, Tom Cruise, NASA dhe Elon Musk! Publikon filmin e parë të xhiruar në hapësirë (VIDEO)

Aktorët e filmit ‘The Challenge’

Rusia ka mundur Amerikën në betejën kinematografike. Filmi, i pari i xhiruar ndonjëherë në hapësirë, nuk do të jetë projekti i Hollivudit që ka protagonist yllin e "Mission Impossible", Tom Cruise së bashku me NASA-n dhe SpaceX të Elon Musk, por filmi "The Challenge". Regjisori i saj është rusi Klim Shipenko, i cili së ka publikuar trajlerin e filmit, pjesë të së cilit u filmuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​duke u bërë i pari që e realizon një gjë të tillë.

Filmi përqendrohet te një kirurge femër që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar një kozmonaut. Aktorja ruse Yulia Peresild së bashku me regjisori Klim Shipenko mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në 4 tetor për një mision 12-ditor. Të dy u ngritën nga kozmodromi rus Baikonur në ish-Kazakistanin Sovjetik.

Cruise shpresonte të bëhej "njeriu i parë që do të bënte një shëtitje hapësinore" jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​por datat e publikimit për projektin hapësinor prej 200 milionë dollarësh, nuk është publikuar.

(Kliko këtu) për VIDEON

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar