IRAN, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Teherani dhe Moska zhvilluan bisedimet e fundit për një marrëveshje përsa i përket ndërtimit nga Rusia të dy centraleve bërthamore në Iran, njoftuan sot zyrtarët e dy vendeve.
Këto dy centrale do të vendosen në Bouchehr, bregun e Gjirit Persik, pranë centralit të parë prej 1 000 megavatësh të vendosur tashmë në pjesën e ndërtuar nga Moska dhe që iu dha iranianëve në shtator 2013.
"Pas disa muajve negociatash, ne kemi arritur një marrëveshje, për ndërtimin e dy centraleve bërthamore, që ështe gati për tu nënshkruar (...) Ne shpresojmë që kjo do të realizohet sot ose nesër në Teheran", deklaroi zëdhënësi i Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore (OIEA), Behrouz Kamalvandi, cituar nga agjencia e lajmeve "Isna"./ /ec/
/Shqiptarja.com