Rusia në zi kombëtare për rrëzimin
e avionit: Mund të jetë akt terrorist!

Rusia në zi kombëtare për rrëzimin<br />e avionit: Mund të jetë akt terrorist!
Ministri rus i Transportit, Maxim Sokolov deklaroi se nuk përjashtohet pista e një akti terrorist që solli rrëzimin e avionit me 92 persona në bord në Detin e Zi.
 
E ndërsa dita e hënë është shpallur zi kombëtare, Vladimir Putin ka urdhëruar hetim të aksidentit tragjik, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

Ndërkohë që grupet e emergjencës po nxjerrin mbetjet e avionit dhe po vazhdojnë kërkimet për kutinë e zezë.
 
Avioni ku udhëtonin ushtarë dhe 64 anëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe pjesëtarë të orkestrës, u rrëzua në det rrugës për në Siri.
 
Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t’u furnizuar me karburant.
 
Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit “TU154” u gjetën rreth 1.5 km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

[gallery]20290[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman