Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur ushtrimin e përbashkët ushtarak në shkallë të gjerë, të quajtur Zapad-2017, i cili ka shqetësuar vendet e NATO-s. Ky është një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të Rusisë, që nga aneksimi i Gadishullit të Krimesë në vitin 2014. 

Lojërat e luftës po zhvillohen në Bjellorusi, duke përfshirë njësitë e blinduara, anijet luftarake dhe avionët. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se “Zapad-2017” mund të jetë një pushkatim i Ukrainës.
Nga ana e saj, NATO akuzon Rusinë se po furnizon me armë të rënda dhe trupa rebelët. Ndërsa, Rusia e ka mohuar një akuzë të tillë, duke pranuar se disa “vullnetarë” rusë po i ndihmojnë rebelët, shkruan BBC. 

Skenari
Ushtrimi i “Zapad-2017” është një kryengritje e armatorus në Bjellorusi nga “sabotuesit” dhe “terroristët”, mbështetur nga një vend fiktiv i quajtur “Veishnoria”. Forcat ruse janë vendosur në Bjellorusi për të ndihmuar në shtypjen e rebelëve.

Qëllimi kryesor është të integrojë selinë ushtarake të dy vendeve në një skenar realist luftarak. Bjellorusia po mobilizon rreth 7,200 trupa dhe Rusia rreth 5,500, thotë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka lidhje të ngushta me Rusinë, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje periodike mbi tregtinë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com