Rusia njofton hapjen e një korridori humanitar detar

Rusia njofton hapjen e një korridori humanitar detar

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e një korridori humanitar që nga dita e nesërme më 25 mars me qëllim daljen e sigurt të anijeve të huaja që ndodhen në portet ukrainase.

"Me qëllim që anijet e huaja të largohen nga portet ukrainase drejt detit të hapur, Federata Ruse po krijon një korridor humanitar, i cili do të jetë një korsi e sigurt për anijet që vijnë nga zona e grumbullimit, e vendosur 20 milje në juglindje të portit Ilyichevsk" , tha kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Mbrojtjes të Federatës Ruse, Mikhail Mizintsev.

“Orari i korridorit do jetë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 19:00 (me kohën e Moskës) duke filluar nga 25 mars 2022”, tha Mizintsev këtë të enjte gjatë një konference.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime