Rusia nuk ndalet, super 'nuke' arrin
në Britani për 13 minuta/ Video

Rusia nuk ndalet, super 'nuke' arrin<br />në Britani për 13 minuta/ Video
Rusia nuk është në qetësi, e duket se e ka marrë seriozisht përplasjen me perëndimin.

Ndërsa mediat  britanike vijojnë të flasin për kërcënimin rus. 

Moska po tregon forcën e saj ndërkohë forcat ushtarake mburren për armën e tyre të fundit sigurisht bërthamore  e quajtur nuke  e cila mund të mbërrijë në Britani për 13 minuta  e nuk mund të ndalet pasi  lëviz me shpejtësi prej 4000 kilometra në orë.

Për ta ajo është një armë super e tmerrshme është në kundërshtim me sisteme të mbrojtjes raketore të NATO-s. pak kohë më parë u prezantua edhe Satan 2 i cili konsiderohet  një armë e frikshme e gatshme të zhduk shtetet të tëra si Franca apo Teksas.

Nga ana tjetër rritet shqetësimi i marrëdhënies së ngushtë mes Trump e Putin, dhe shpesh herë kanë qënë zyrtarë të BE dhe NATO-s që janë shprehur për  këtë raport.
Republikani i sapozgjedhur president i SHBA e ka goditur shpesh herë  gjatë fushatës Aleancën Euroatlantike duke treguar afrimitet me Moskën.

Nato nga ana tjetër përgatitet për skenarin më të keq ndërsa shumë shtete përgjatë kufijve të Rusisë kanë frikën e pushtimit.

Shpesh herë mediat britanike  flasin për një përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit e duke përmendur edhe rrezikun e një luftë të tretë botërore.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror