Rreth 300.000 ushtarë rusë do të marrin pjesë në manovrat më të mëdha ushtarake në histori të këtij vendi në Siberi, të cilat NATO po i dënon si provë për konflikt të fushëveprimit të gjerë. Stërvitja do të zgjasë 6 ditë, 11-17 shtator dhe është quajtur “Vostok 2018” (Lindja 2018),ndërsa pritet t'i bashkohen edhe ushtarë kinezë, për ushtrime të përbashkëta ushtarake me rusët.
Stërvitja e madhe vjen në një kohë kur raportet Lindje-Perëndim janë tensionuar jo pak herë, për shkak të krizës së Ukrainës, konfliktit në Siri dhe një numri të madh të akuzave për përzierje në politikën perëndimore, shkruan gazeta kroate “Vecernji List”. Ndërsa NATO e ka konsideruar këtë demonstrim ushtarak si provë për konflikt nga ana e rusëve.
Ushtria ruse e ka krahasuar këtë demonstrim të fuqisë me “Perëndimi 81”, ushtrimet ushtarake në të cilat para 40 vjetëve kanë qenë të mobilizuar në mes të 100 deri 150.000 mijë ushtarë nga Pakti i Varshavës në Evropën Lindore, e që kanë qenë manovrat më të mëdha të organizuara ndonjëherë në epokën ruse.
Në ushtrimet “Vostok 2018” do të marrin pjesë repertori i tërë modern i ushtrisë ruse: raketat Iskander, të cilat mund t’i bartin kokat nukleare, tanket T80 dhe T90 dhe aeroplanët SU34 dhe SU35. Në det flota ruse do të vendosë disa fregata të pajisura me raketa Kalibr të cilat janë provuar në Siri.