Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork.
Kjo pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.
Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime "të tmerrshme" duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin.
Lajmi kryesor:
OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës











