Vitali Klitschko ish kampioni i botës në boks dhe aktualisht kryebashkiaku i Kievit qëndron në kryqytet për të mbrojtur vendin e tij. Së fundmi në një invervistë të dhënë në terren për mediat e huaja, Klitschko reagon me të drejtë ashpër ndaj një pyetje të gazetarit për sulmet ruse.
Teksa po tregonte për situatën aktuale në Kiev, një nga gazetarët i thotë se “Rusia po godet vetëm objektiva ushtarake”, menjëherë ish kampioni i boksit ka shpërthyer.
“Budallallëqe, më falni. Të duken këto objektiva ushtarake? Ku janë objektivat ushtarake?”, me Klitschko që tregon pallatet e goditura nga predhat ruse. Videoja është bërë virale me reagimin e tij të drejtë ndaj gazetarit.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










