Kompania austriake e energjisë OMV dhe Gazpromi rus kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e seksionit austriak të tubacionit Rrjedha e Jugut, që do të furnizonte Evropën me gaz natyror, duke anashkaluar Ukrainën.
 
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në prag të bisedimeve në Vjenë midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij austriak, Heinz Fischer, në lidhje me projektin Rrjedha e Jugut dhe krizën në Ukrainë.
 
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të BE-së që t’i rezistojnë presionit të Kremlinit në lidhje me projektin, duke thënë se kontratat që ka nënshkruar Gazpromi shkelin rregullat e bllokut për konkurrencë.

OMV argumenton se projekti do të rrisë sigurinë për furnizimet e Evropës me energji.

Tubacioni "Rrjedha e Jugut" është menduar të kalojë përmes Detit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa Bullgaria ka pezulluar punën në seksionin e saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)