Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Biden: Janë të rreme, nuk kanë legjitimitet! SHBA sanksione të tjera ndaj Moskës

Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Biden: Janë të rreme, nuk kanë legjitimitet! SHBA sanksione të tjera ndaj Moskës

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi ashpër deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se katër rajone të Ukrainës do të bëhen territor rus bazuar në referendumet që u mbajtën këtë javë.

Biden i përshkroi pretendimet e Rusisë për aneksimin si “të rreme” dhe që nuk kanë “legjitimitet”. Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen mashtruese" të Rusisë për të aneksuar pjesë të  territorit sovran  të Ukrainës", kështu deklaroi presidenti i SHBA-ve Joe Biden duke denoncuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të OKB-së nga Moska. 

"Këto veprime nuk kanë legjitimitet," tha presidenti, duke premtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rifituar kontrollin e territorit të saj, duke e forcuar atë si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë ndihmë të re, të ndarë këtë javë. 

Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Departamenti i përshkroi sanksionet si "të shpejta dhe të rënda", në përgjigje të "aneksimit të supozuar" të Putinit të rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

“Ne nuk do të qëndrojmë pranë ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

“Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme”.

Yellen shton se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të ndërmarrin "veprime të rënda" kundër njerëzve dhe kompanive brenda dhe jashtë Rusisë, "të cilët janë bashkëfajtorë në këtë luftë dhe në këto referendume të rreme".


Lajmi kryesor:

Putin anekson 4 rajone të pushtuara! Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse! Moska vë veton, Kina abstenon, 10 vota pro


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza