Rusia nisi një nga sulmet më të mëdha gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin perëndimor të Lvivit, duke përdorur më shumë se 700 dronë, rreth pesëdhjetë raketa Kh-101, bombardues Tu-95MS, anije të Detit të Zi dhe dy raketa balistike Kinzhal të lëshuara nga avionët MiG-31K.

Të paktën 5 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në një postim në X lideri i Ukrainës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së që duhet të veprojnë për të ndaluar Vladimir Putin.

“Sot, rusët kanë shënjestruar përsëri infrastrukturën tonë, gjithçka që siguron një jetë normale për popullin tonë. Ne kemi nevojë për mbrojtje më të madhe dhe zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, për ta privuar këtë terror ajror nga çdo kuptim. Amerika dhe Evropa duhet të veprojnë për të ndaluar Putinin”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.

Zelensky, tha se Rusia po tenton që të shkatërrojë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës përpara dimrit.

'Rusia ka hedhur poshtë çdo propozim për të ndaluar luftën ose të paktën për të ndaluar sulmet. Rusia po përpiqet hapur të shkatërrojë infrastrukturën tonë civile tani, para dimrit: infrastrukturën tonë të gazit, prodhimin dhe transmetimin tonë të energjisë', tha ai. 

Nga ky sulm shpëtuan mrekullisht mbi 110 aktivistë italianë që po ktheheshin me tren nga Kharkiv në kuadër të misionit të dhjetë të Lëvizjes Evropiane për Veprim Jo të Dhunshëm.

Mbrojtja ajrore polake është vendosur në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore të vendit pas sulmeve të Rusisë në territoret e Ukrainës.

Kjo gatishmëri vjen pas vendosjes së trupave të sigurisë së NATO-s duke rritur patrullimin ajror në të gjithë rajonin pas ndërhyrjeve të dyshuara nga Rusia me dronë në shtetet fqinje.

“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë sjellë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

Këto veprime janë parandaluese në natyrë dhe synojnë sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonin e kërcënuar”, tha komanda operacionale e Polonisë në një postim në X ditën e sotme.

Në fund të shtatorit, Polonia u detyrua të mbyllte përkohësisht një pjesë të hapësirës së saj ajrore në juglindje të kryeqytetit, Varshavë, pasi Rusia nisi një sulm të madh në të gjithë Ukrainën.

Më herët atë muaj, forcat polake dhe të NATO-s gjithashtu kapën dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke shënuar angazhimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë ushtarak me Moskën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini   në vitin 2022.

Gjithashtu sot, Lituania, një anëtare e NATO-s, rihapi aeroportin e saj kryesor pasi e mbylli atë për orë të tëra pas shikimit të një “serie balonash” në hapësirën e saj ajrore.

Aeroportet në Gjermani, Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar gjithashtu kohët e fundit fluturimet për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërsa Rumania dhe Estonia e kanë drejtuar gishtin nga Rusia, e cila i ka hedhur poshtë akuzat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Estonia: Heshtja e BE-së e trimëron më shumë Moskën

1758393981_estoni.JPG

"Heshtja e udhëheqësve evropianë vetëm sa nxit agresionin rus. Njëzet e katër orë pas ofensivës së fundit të Rusisë në frontin politik të brendshëm të Gjeorgjisë, nga nivelet më të larta të Bashkimit Evropian nuk vjen asgjë tjetër përveç heshtjes shurdhuese."

Kjo u shkrua nga Marko Mikhelson, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Estonez, në një mesazh të postuar sot në profilin e tij X. Mikhelson e quajti heshtjen e Evropës në lidhje me shtypjen dhe kërcënimet e qeverisë së Tbilisit kundër opozitës "të turpshme" dhe i bëri thirrje Brukselit dhe vendeve individuale evropiane të ndërmarrin hapa konkretë për të luftuar imperializmin rus.

"Është koha që Evropa të paraqesë një vizion të qartë: ne do ta ndalojmë perandorinë ruse, ne do t'i çlirojmë kombet që duan të jenë të lira dhe pjesë e historisë dhe sukseseve të Evropës! Duke vepruar kështu, ne do t'i japim Evropës në tërësi mundësinë për të formësuar të ardhmen e botës", shtoi parlamentari estonez.

Ora 22:39
Kancelari gjerman Merz: Dronët janë një kërcënim serioz për sigurinë tonë, ndoshta vijnë nga Rusia

1758867578_friedrichmerz.jpeg

Fenomeni i dronëve është 'një kërcënim serioz për sigurinë tonë'. Kështu ka deklaruar kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një emisioni televiziv.

"Deri më tani, nuk kemi regjistruar asnjë incident ose incident që përfshin dronë të armatosur. Këto janë përpjekje spiunazhi. Ato janë gjithashtu përpjekje për të destabilizuar popullsinë. Nuk është e qartë se nga vijnë dronët", shtoi ai, duke theksuar se ndoshta vijnë nga Rusia.

Ora 17:22
Bombardimet ruse në Ukrainë/ Zelensky: Perëndimit i mungon një përgjigje e denjë ndaj Putinit

1751530294_volodymirzelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar pas bombardimeve të bëra nga Rusia gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin perëndimor të Lvivit me 700 dronë dhe 50 raketa.

 Zelensky tha se, Rusia po tenton që të shkatërrojë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës përpara dimrit.

‘Fatkeqësisht, nuk ka pasur një përgjigje të fortë dhe dinjitoze nga bota ndaj gjithçkaje që po ndodh, ndaj shkallës dhe guximit gjithnjë në rritje të sulmeve ruse" në Ukrainë. Pikërisht për këtë arsye Putini po vepron në këtë mënyrë, ai thjesht tall Perëndimin, heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve vendimtare në përgjigje. Rusia ka hedhur poshtë çdo propozim për të ndaluar luftën ose të paktën për të ndaluar sulmet. Rusia po përpiqet hapur të shkatërrojë infrastrukturën tonë civile tani, para dimrit: infrastrukturën tonë të gazit, prodhimin dhe transmetimin tonë të energjisë. Nuk ka pasur asnjë reagim të vërtetë nga bota. Ne do të luftojmë për të siguruar që bota të mos heshtë dhe që Rusia ta perceptojë përgjigjen", theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas deklaroi se një takim i koordinatorëve të sanksioneve të vendeve të G7 është planifikuar që të mbahet javën e ardhshme, ku do të diskutohen propozimet e reja të Ukrainës mbi sanksione ndaj Rusisë.

‘Një takim i koordinatorëve të sanksioneve të G7 është planifikuar për javën e ardhshme dhe partnerët tanë kanë marrë tashmë të gjitha propozimet tona mbi sanksionet dhe projektet kufizuese të furnizimit. Materialet janë furnizuar, tani nevojiten vendime.” Ne gjithashtu po përgatisim sanksionet tona të reja, si kundër atyre që tani po punojnë për Rusinë, për luftën e saj, ashtu edhe kundër atyre që po përpiqen të dobësojnë Ukrainën në këtë kohë’, shtoi Zelensky.

Ora 15:38
Rusia: Janë goditur objektet e mbrojtjes dhe energjisë së Ukrainës, kemi pushtuar një fshat në Donbas

1759671786_aa.JPG

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se janë goditur objektet e mbrojtjes dhe infrastruktura energjetike e Ukrainës në sulmet masive të nisura gjatë natës në Ukrainë.

‘Gjatë natës, Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm masiv ndaj ndërmarrjeve ushtarako-industriale të Ukrainës dhe infrastrukturës së gazit dhe energjisë elektrike, duke përdorur armë precize me rreze të gjatë veprimi të bazuara në tokë, në ajër dhe në det, duke përfshirë raketat balistike hipersonike Kinzhal dhe dronë sulmues. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën’, thuhet në raportin e cituar nga Tass.

Ndërkohë, forcat ruse kanë pushtuar vendbanimin Kuzminovka në Donetsk, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

‘Pas veprimeve aktive dhe vendimtare, njësitë e Grupit Jugor të Betejës kanë çliruar lokalitetin Kuzminovka në Republikën Popullore të Donetskut", tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.  

Ora 14:50
Bombardimet në Ukrainën Perëndimore, raketat ruse për pak goditën trenin me 110 aktivistë italianë

Sulmi masiv ajror i Rusisë në Ukrainë me mbi 50 raketa dhe 700 dronë sulmues goditi rajonet e Kharkivit, Khersonit, Odesës, Lvivit dhe Zaporizhzhias.

Teksa pesë persona vdiqns nga sulmi shpëtuan mrekullisht mbi 110 aktivistë italianë që po ktheheshin me tren nga Kharkiv në kuadër të misionit të dhjetë të Lëvizjes Evropiane për Veprim Jo të Dhunshëm (MEAN).

"Bombardimet filluan rreth tre orë pasi treni u nis nga Kievi në zonën e Zythomire," shpjegoi për LaPresse Marco Bentivogli, një zëdhënës i MEAN, i cili ishte pasagjer.

"Më pas, shpërthime shumë të forta u panë edhe në zonën e Lvivit, jo shumë larg trenit," shtoi Bentivogli.

Ora 12:56
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

1759255269_132928382gettyimages2071909768.jpg

Foto: Vladimir Putin

Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të rrezikojë përparimin e mirë të marrëdhënieve dypalëshe Rusi-SHBA. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin gjatë një interviste televizive.

"Ka probleme në lidhje me dërgesat e sistemeve të reja të armëve, duke përfshirë ato me rreze të gjatë veprimi dhe precizion të lartë, Tomahawk e kështu me radhë. Thashë se kjo do të prishte marrëdhëniet tona me SHBA, pavarësisht trendit pozitiv që po shfaqet", paralajmëroi Putin.

Ora 12:39
Lufta në Ukrainë, Zelensky: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të veprojnë për të ndaluar Putin

1759395884_volodymyrzelensky.JPG

Teksa Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar duke thënë se vendi i tij ka nevojë për më shumë mbrojtje.

Në një postim në X lideri i Ukrainës i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së që duhet të veprojnë për te ndaluar Vladimir Putin.

“Sot, rusët kanë shënjestruar përsëri infrastrukturën tonë, gjithçka që siguron një jetë normale për popullin tonë. Ne kemi nevojë për mbrojtje më të madhe dhe zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, për ta privuar këtë terror ajror nga çdo kuptim.

Një armëpushim i njëanshëm në qiell është i mundur dhe pikërisht kjo mund të hapë rrugën për diplomaci të vërtetë. Amerika dhe Evropa duhet të veprojnë për të ndaluar Putinin”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.