Pushtimi i Ukrainës, Rama: Krah NATO-s e BE-së kundër agresionit rus! Meta: E pajustifikueshme!Kim: SHBA-Shqipëri, bashkë kundër Moskës! Basha: Putin njësoi si Millosheviçi

Sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete ukrainase ndodhën mëngjesin e sotëm, pasi Vladimir Putin urdhëroi futjen e ushtrisë në Ukrainë. Nga sulmet raportohet edhe për viktima, ndërsa Shqipëria ka dënuar agresionin rus.

Me një postim në Tëitter, kryeministri Edi Rama thekson se bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së dhe se Shqipëria është në krah të popullit të Ukrainës.

‘Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.’- shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta e konsideroi sulmin e Rusisë si të pajustifikueshëm, teksa i bën thirrje të tërhiqet nga veprimet ushtarake 'kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës'.

Ministrja Xhaçka tha se vetëm 3 qytetarë kanë kërkuar ndihmë, pasi kanë prerë biletat dhe fluturimi i tyre është anuluar.

'Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar. Sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE në Ukranië: prej 11 të punësuarve (tësekonduarve) në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve.'- tha Xhaçka.

Me një postim në Tëitter ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili shkruan se sulmi i Rusisë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ai i drejtoi një thirrje BE-s, NATO-s dhe OKB-s që të reagojnë me një përgjigje të shpejtë e të bashkuar.

Rusia sulmoi Ukrainën mëngjesin e sotëm, teksa Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se "pushtimi i Rusisë ka filluar", me raporte për trupa që kalojnë kufirin nga drejtime të shumta dhe shpërthime në qytete të shumta, përfshirë kryeqytetin Kiev. Deri më tani raportohet për 7 viktima e 19 të zhdukur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Pushtimi rus në Ukrainë, Basha paralelizon situatën me atë në Kosovë: Putin njësoi si Millosheviçi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralelizuar situatën e luftës në Ukrainë dhe pushtimin rus me atë të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se aktet e presidentit rus, Vladimir Putin ngjanë me ato të Millosheviçit

"Një nga gjërat më domethënëse mbi atë çfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë,mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni  Milosheviçi vdiq në gjyq.", tha ai.

Ora 20:33
Tirana solidarizohet me Ukrainën, Veliaj poston foto të qytetarëve ukrainas në Shqipëri: Solidarizohemi me të drejtën e tyre për të qenë të lirë

Tirana solidarizohet me Ukrainën. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social Facebook, foto të disa qytetarëve ukrainas në vendin tonë që kanë kërkuar paqe për vendin e tyre.

“Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! I lumtur që ata kanë krijuar jetët e tyre këtu, por duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë edhe në atdheun e tyre. Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë” – shkruan Veliaj.

Ora 17:54
Sulmi në Ukrainë, protestë para ambasadës ruse në Tiranë

Qytetarët janë mbledhur në një protestë para ambasadës ruse në Tiranë pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestë edhe në ditët në vijim për tu treguar qytetarëve ukrainas se nuk janë vetëm.

“Ftesë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ne duhet të protestojmë për një shtet, siç rrezikohet Ukraina sot, rrezikohemi ne nesër. Shtetet demokratike nuk lihen vetëm asnjëherë. Ne jemi sot të mbledhur që tu tregojmë qytetarëve ukrainas që nuk janë vetëm.

Jam një i ri që pash njoftimin në rrjete sociale dhe u bashkova. Lash punët dhe angazhimet e tjera. Kam shumë shokë edhe shoqe, ku kam qenë para tre viteve për pushime, kam parë njerëz të mrekullueshëm. Shpresoj të kemi një qetësim të situatës se do na ndikojë të gjithëve”, thanë dy protestues.

Ora 16:39
Pushtimi i Ukrainës, Kim bisedë me Ramën: SHBA dhe Shqipëria do koordinohen për aksionet ndaj Rusisë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë. Kim shkruan se SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO .

"Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë,  Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe  Këshilli i Sigurimit në OKB për t'i kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale", shkruan Kim.

Ora 14:11
Ministri i Mbrojtjes: Dënojmë sulmin e Rusisë, Shqipëria do të japë kontributin e saj ndaj NATO-s

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ministri Niko Peleshi nga foltorja e Kuvendit tha se Shqipëria do të japë kontributin e saj real në NATO.

‘Raportohen humbje jete. E dënojmë me forcë sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Jemi të bashkuar në NATO në këtë luftë vlerash, Shqipëria do të vazhdojë që të japë kontributin e saj real në NATO. Dëshiroj të risjellë se kushdo shqiptarë që është i interesuar për paqen në rajon në Shqipëri dhe Kosovë duhet të unifikohet në një qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Shqipërisë duhet të unifikohet me NATO-n dhe me BE. Rezolutat nuk janë në të mirë të dinjitetit tonë, nuk shikoj rezoluta parlamentare. Nuk është praktikë e panjohur, por po flasin qeveritë në emër të qeverive të tyre. Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Mos e përdorni për agenda politike.’- tha Peleshi.

Ora 13:15
Pushtimi rus i Ukrainës, ambasada gjermane në në Tiranë në zi

1645704868_agjermane.jpg

Sulmi i paprecedentë i Rusisë ndaj Ukrainës është një zhvillim që ka prekur të gjithë në Evropë dhe në të gjithë botën.

Përmes një gjesti të veçantë ka pasur një reagim edhe ambasada e  Gjermanisë në vendin tonë. Në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës është ndryshuar fotoja e profilit duke vendosur një pamje vetëm të zezë në shenjë zie.

Ora 12:53
Xhaçka: I jemi bashkuar sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë! Tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë! Pushtimi i Ukrainës, shkelje e marrëveshje të firmosura nga vetë Rusia

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha në Kuvend se pushtimi i Ukrainës është shkelje e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Xhaçka theksoi se i janë bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë. Xhaçka deklaroi se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në Ukrainë, ndërsa i është sugjeruar të largohen në rrugë tokësore drejt Polonisë, ku do të priten nga ambasada shqiptare atje.

Pushtimi i Ukrainës është shkelje flagrante e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Si bashkë-penë-mbajtëse me SHBA për Ukrainën dhe në bashkërendim me vendet e tjera të njëmendta: Shqipëria po jep kontribut të mirëfilltë në hartimin projekteve të dokumenteve që do të shtrohen për diskutim në Këshillin e Sigurimit. Në kuadër të OSBE, në mbledhjen urgjente të thirrur pas njohjes së pavarësisë së të ashtuquajturave republika të Doneskut dhe Luhanskut, Shqipëria ka mbajtur qëndrim të fortë në mbështetje të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, të parimeve të bashkëpunimit dhe të arkitekturës së sigurisë të ngritur nga kjo organizatë.

Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë dhe linjëzim politik me BE, SHBA, MB dhe vende të tjera të njëmendta: që në krye të herës i jemi bashkuar sanksioneve ekonomike që BE vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe sanksionet që Rusia ka vendosur si reagim. Dje vendosëm t’i bashkohemi deklaratës së Bashkimit Evropian që dënoi fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona – deklaratë që përcaktoi se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Ne do të bashkohemi dhe me këto sanksione. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të hapur, të qartë dhe të argumentuar ndaj politikës ruse në rajon dhe më gjerë, qëndrim që përputhet me atë të ShBA dhe BE dhe që e bën këtë qëndrimi të vendit tonë të dallueshëm në rajon.

Si një vend anëtar i NATO-s na rritet edhe më shumë përgjegjësia për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Kjo e bën Shqipërinë të dallueshme dhe të aftë për të luajtur një rol udhëheqës në rajon. Po e mbyll ndërhyrjen time, me vëmendjen që i kemi kushtuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë, ndonëse në numër shumë të vogël dhe me familje të krijuara atje prej vitesh. Që para 10 ditësh, MEPJ ka bërë thirrje për largim nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit të vënë në dospozicion. Që prej atëherë, Ambasada jonë në Varshavë dhe Drejtoria Konsullore në MEPJ kanë qenë në kontakt me këta qytetarë shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina. Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar. Sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE në Ukranië: prej 11 të punësuarve (të sekonduarve) në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve."-tha Xhaçka.

Ora 11:47
Pushtimi i Ukrainës, Berisha: Agresion i pashembullt rus! Shqipëria vend anëtar i NATO-s, të përmbushë detyrimet e saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Ai tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe për pasojë duhet të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo.

"Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka pasur në tërë historinë, një fund i merituar.  Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barbar rus ndaj këtij kombi të urdhëruar nga diktatori gjakësor. Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe duhet të përmbushë ço detyrim që rrjedh nga kjo. Shpreh solidaritetin më të madh për kombin e Ukrainës dhe dënoj me forcë agresion rus ndaj këtij kombi të urdhëruar nga Putin", tha ai.

Ora 10:12
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një vend sovran. Shqipëria është krah NATO dhe BE në mbështetje të Ukrainës.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 09:39
Sulmi rus, Meta: E pajustifikueshme, veprime kundër sovranitetit të Ukrainës, Rusia të tërhiqet

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke e konsideruar të pajustifikueshëm dhe veprime kundër sovranitetit të Ukrainës. Ai i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet nga veprimet ushtarake.

"Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!", shkruan Meta.

Ora 09:38
Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Basha: OKB, NATO dhe BE të përgjigjen me reagim të shpejtë e të bashkuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, teksa thotë se është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Basha i bën thirrje OKB-s, NATO- dhe BE-s që të përgjigjen në mënyrë ët shpejtë dhe të bashkuar.

"Ne, Partia Demokratike e Shqipërisë dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë", shkruan Basha në Twitter.

Ora 09:37
Rusia sulmoi Ukrainën, Kryemadhi: LSI solidarizohet me popullin ukrainas! Dënojmë me forcë sulmin

1643369395_Kryemadhi.png

Monika Kryemadhi ka reaguar pas nisjes së sulmeve ruse kundër Ukrainës. Kryemadhi thotë se solidarizohet me popullin e Ukrainës ndërsa shton se dënon me forcë sulmin brutal nga forcat militare ruse.

"Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj. Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës."-thotë Kryemadhi.

Ora 09:21
Rusia sulmon Ukrainën, ministrja e Jashtme: Dënojmë fuqishëm sulmin e paprovokuar

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.  Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZENUN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 25/02/2022 08:08

    O popull po sikur ti tna i lëpish të gjith Shqiptarve bythën e tna hash muzin bashk me Kriminelin Hajdut Sali bajgën. Do bëje gjën më të mir o idjoti ler.

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 25/02/2022 09:36

      O Zenun.A e ke rilexuar ate qe ke shkruajtur apo jo sepse nuk e kuptoj se per ke popul e ke fjalen ?

  • Ariu Polar: 24/02/2022 19:03

    Pae nuk pronocohet Flamur Noka.Putinne Rusia vec ate ka frike

    Përgjigju
  • KOLI: 24/02/2022 18:29

    JAM SHUME I SHQETESUAR PER LUFTEN QE KA SHPERTHYER NE UKRAINE,,,,,ATA DUAN NDIHME NE TRUPA,,,,,PROPOZOJ QE TE NISIM SA ME PARE,,,PRESIDENTIN ILIR MUTI BASHKE ME MONIKEN+TIT VASILIN,,,,DHE OBORRIN E TYRE NE LSI,,,,PO ASHTU PROPOZOJ QE DHE 140 DEPUTETET E PARLAMENTIT TONE TE LENE MENJEHERE PUNIMET E TE NISEN ME PUSHKE DHE KAZMA NE UKRAINE,,,,BESOJ SE DO NA NDEROJNE ME PREZENCEN E TYRE NE MBROJTJE TE POPULLIT UKRAINES..,,..../////

    Përgjigju
  • BENI: 24/02/2022 18:23

    PO keta legena c'fare kane para legates ruse,,,,grurin e rusise po hani mor pisa.....a e keni MENDUAR O POPULL PA TRU,,,,, SIKUR RUSIA TE MOS NA JAPI ASNJE KOKERR GRURE.....DO HANI MUTIN TUAJ MOR POPULL IDIOT......////

    Përgjigju
  • populli: 24/02/2022 16:04

    Rroft Sali Berisha, te gjithe se bashku pas tij, vec ai na e siguron fitoren. rroft sa malet e marrte nga ditet e juaja o populli im bythlepires

    Përgjigju
  • Bxl: 24/02/2022 14:47

    Po me ke bashkoheni o ju q...... ropt te gjithve , po Amerika e Europe ja ben gropen Ukraines. Usa i tha te ndimojme ne Europa i tha hajdeni bashkohuni me ne se ju ndimojm ne me Ameriken ,, e ja qe tain po e ndimojn me sanksione do i bllokojn bankat,, atje populli po vritet e ju do i mbyllni bankat .. po Amerika e dinte shume mirë qe do behej luftë se i than ambasadave te ikin dhe pse Putin tha qe do terhiqem !! Po gjith kjo loj eshte qe Amerika kete don dhe e ka planifikuar si Covidin qe tha ne fillim qe e ka hedhur Kina por pastaj doli qe na ishte shpikur ne 2003 ne Francë !! Per te na vaksinuar e te jemi te skeduar kudo qe vemi si ne restorante, kinema e kudo ne jetë . Me vjen keq per Ukrainen por degjuan e besuan shumë pordhet e Amerikes e te Europes qe ne fund Europa eshte nje mut per luftë Europa i lepin bythen Amerikes. Qe kur fitoj ai pedofili Biden po ndodhin te gjitha ! Ai e hoqi dhe gjinin mashkull femer ne pashaport dhe e beri X . Ai dhe Europa ju ndimojn me LGBT,,,, Voilà

    Përgjigju
    • Beni: 24/02/2022 19:14

      I paske lshu pellumbat ti raku

  • Pleshti: 24/02/2022 14:30

    Sipas meje...unë mendonj qè kryekomandanti inè yllir meta të jap kamanden trupave tona..hahaha dhe ky ķ/qimistri inë te dale ne koference pèr shtip dhe tè largoje ambasadorin rus,dhe keni per ta pare ariun ruse te dh.ese ne brekè

    Përgjigju
  • Emigrant: 24/02/2022 14:27

    Zoti minister i mbrojtes shkoni pastroni bunkierat e enverit nga mutrat dhe pislleqjet tuaja sepse atje do fusni koken tuaj te qelbur e politiked 31 vjecare Dhe nje gje kam po nuk dolet ju politikane ne ball se bashku me gjith ata qe perfituan nga pasuria kombetare nuk keni te drejt tna beni thirrje neve per ndihm sepse neve te larguarit jemi te persekutuarit nga regjimi qe esht ne shqiperi

    Përgjigju
    • edi: 25/02/2022 09:43

      Emigranti, shpresoj qe tek ne mos kete pasoja por Rama me shpuren e tij ,bashke me drejtuesit e opozites e te gjithe deputetet e familjaret e tyre nuk ishin budallenj qe e ruajten bunkartin,perkundrasi, e bene me modern,me te pershtatshem.

  • Qatipi: 24/02/2022 12:19

    Tani pres dhe nje solidarizim me ukrainen nga Luan Rama se me siguri kur vajti te takoj putinin para 2 vjetesh do i jete lutur ne gjunje mos ta pushtoj ukrainen. Madje do i kete folur dhe ndonje fjale te mire per shqiperine dhe kosoven se vjen nga partia e presidentit patriot

    Përgjigju
  • Kuqo lesh e lis: 24/02/2022 12:01

    Mbani frymen njerez saliu ilir meta dhe monika kryemadhi po denojne agresioni rus

    Përgjigju
  • Sali non grata: 24/02/2022 11:58

    Ou? Saliu non grata saliu filo rus saliu ruso serb shpirteror po ben thirrje per solidarizim me ukrainen ou? A eshte per te qeshur apo per te qare apo te dyja bashk

    Përgjigju
  • Alb: 24/02/2022 11:51

    Keta politikajte tan hajane mute kote ze as nuk i ke per popullin e vete as per boten.

    Përgjigju
  • Filo rusi: 24/02/2022 10:05

    Ouu?? Po cne Ilir meta me monika kryemadhin solidarizim me ukrainen? Ky doli hapur e tha qe raketa ka dhe rusia!! Ne kemi nje president pro rus familjarisht ne krye te shtetit duke qen dhe vend anetar i natos!!!!

    Përgjigju
  • Turi: 24/02/2022 08:31

    Nato te mar gillete gel dhe tja rruaje Putinit tani , se e provokian situaten deri ne kete pike qe nuk ka kthim mbrapa do vriten me mijera te pafajshem

    Përgjigju
    • Lala: 24/02/2022 13:19

      Ciao caro turi Nato ka per detyre te mbroj vetwm vendet anetare e ukraina nuk esht.nejse me aq sa merr vesh nje civil nga politikat ushtarake jenok ne injorancen tende

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë