Rusia tërhiqet në shtëpi,Britania 
monitoron 'anijen ruse të turpit'

Rusia tërhiqet në shtëpi,Britania <br />monitoron 'anijen ruse të turpit'
Marina britanike dhe ajo ruse nuk është aspak në qetësi ndërsa zhurma për dërgimin e flotave dhe trupave ushtarake shkaktoi shumë zëra në media.

Ministri britanik i Mbrojtjes sir Michael Fallon përdori fjalë të ashpra ndaj ushtrisë ruse, ndërsa luftanijet dhe avionët luftarakë britanikë shoqëruan aeroplanmbajtësen e vetme ruse përmes kanalit britanik.

"Po monitorojmë nga afër Admiralin Kuznetsov ndërsa kthehet në Rusi. Një anije turpi, misioni i vetëm i së cilës ishte zgjatja e vuajtjeve të popullit sirian”, deklaroi sir Michael Fallon.

Anija është duke u kthyer në Rusi pas pjesëmarrjes në luftën në Siri. Moska ka mbështetur me sulmet ajrore forcat qeveritare të Bashar al Assad duke i ndihmuar në luftën kundra rebelëve, sidomos në clirimin e Alepos.

Por analisti  Peter Felstead u shpreh për CNN se Moska mund ta bënte këtë edhe pa dërguar aeroplanmbajtësen e saj në Srisi, por kjo u u pa si një mënyrë me të cilën Moska donte të tregonte forcën e saj. 

[gallery]20766[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi