Rusia thirrje Iranit dhe Arabisë Saudite që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut

Rusia thirrje Iranit dhe Arabisë Saudite që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut

1667919873_RusiArabiSaudite.PNG

Të martën, Rusia u bëri thirrje Iranit dhe Arabisë Saudite që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut.

"Ne jemi në kontakt me miqtë tanë sauditë dhe iranianë. Ne qëndrojmë për zgjidhjen e të gjitha kontradiktave dhe keqkuptimeve në tryezën e bisedimeve si pjesë e një dialogu konstruktiv", u tha gazetarëve në Moskë zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov .

Ai gjithashtu shtoi se Rusia është “gati” të ndërmjetësojë mes dy vendeve.

I pyetur në lidhje me aplikimin e Algjerisë për t'u bashkuar me BRICS, e cila është një bllok i ekonomive në zhvillim që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, Bogdanov tha se Rusia e mirëpret dhe e mbështet këtë gjë.

"Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Algjerinë. Ne mirëpresim dëshirën e miqve tanë, partnerëve dhe njerëzve që mendojnë si ne për t'u bashkuar me punën në formate të tilla si BRICS, SCO dhe të tjera ku ne po punojmë në mënyrë aktive", tha ai.

Bogdanov tha se presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune do të vizitojë Rusinë deri në fund të vitit. Ai tha se raundi i ri i bisedimeve mbi zgjidhjen siriane në kryeqytetin e Kazakistanit Astana do të zhvillohet më 22-23 nëntor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Kërkojmë që marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi të zgjatet! SHBA: Do iu mbështesim edhe nëse fitojnë republikanët! Ambasadorja e SHBA-së në OKB mbërrin në Ukrainë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen