Rusia thirrje SHBA për Korenë
e Veriut: Mos nxisni tensione

Rusia thirrje SHBA për Korenë<br />e Veriut: Mos nxisni tensione
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vetëpërmbahet me sulme ndaj Koresë së Veriut, duke i kujtuar se tashmë vendi komunist zotëron armë bërthamore.

“Amerikanët të mos kryejnë më sulme kundër Koresë së Veriut sepse ata nuk dyshojnë por janë të sigurt se ajo disponon bomba bërthamore”, është shprehur ai në një intervistë për stacionin rus “NTV”, duke shtuar se nuk është duke mbrojtur Korenë.

Ministri i Jashtëm Rus deklaroi se kriza e krijuar mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një qasjeje fleksibël.

“Vetëm me qetësi, sugjerime dhe bindje mund ti jepen fund kërcënimeve të Korëse së Veriut”, tha ai duke shtuar se: “Nëse Washingtoni nuk i përbëhej kësaj qasjeje, ne do të përballemi me një katastrofë të paparashikueshme”.

Lavrov theksoi se nga nxitja e këtij konflikti do të kishte pasoja shumë të mëdha jo vetëm në Korenë e Veriut, por edhe në atë të Jugut dhe Japoni, ku sipas tij qindra mijëra qytetarë të këtij vendi do të vuanin.

Më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka deklaruar se Moska ishte e shqetësuar për një përshkallëzim të tensioneve për çështjen Koreano- Veriore, pas kërcënimeve të ndërsjellat mes Trump dhe Kim Jong-Un.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron