Rusia u ka bërë paralajmërim amerikanëve se do të hapë luftë bërthamore në Evropë

Rusia u ka bërë paralajmërim amerikanëve se do të hapë luftë bërthamore në Evropë

Vladimir Putin dhe Donald Trump

Rusia raportohet se ka paralajmëruar Sekretarin amerikan të Mbrojtjes gjatë muajve të parë të administratës Trump,  Jim Mattis ka bërë të ditur se mund të përdorin armë bërthamore në rast të një lufte në Evropë. Kjo është arsyeja e vetme pse Mattis-it ka nisur ta shohë Moskën si një kërcënim i madh për mbijetesën e Shteteve të Bashkuara, sipas librit “Frika” të Bob Woodward, raporton Business Insider.

Vërtetësia e këtij paralajmërimi është e paqartë se në cilin kontekst është bërë, por të dy vendet janë deklaruar se në cilat rrethana do të përdornin armë bërthamore.

Sipas librit botuar së fundmi rreth trazirave në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërimi që ka marrë Mattis nga Moska, lidhej me një konflikt potencial në shtetet baltike, aty ku janë paralajmëruar ndërhyrje ruse në rritje.

Estonia, Letonia dhe Lituania ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe kishin lidhje të thella me Rusinë.

Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së kampit lindor, Moska ka dashur rivendosjen e ndikimit të saj në këto vende, të cilat preferuan Perëndimin me anëtarësimin në NATO.

Në libër thuhet se paralajmërimi rus është bërë gjatë ose para verës së vitit 2017, kohë kur administrata Trump ka filluar të flasë mbi të ardhmen e marrëveshjes bërthamor të Iranit.

Siç dihet, më pas presidenti Trump shpalli tërheqjen nga marrëveshja, duke argumentuar se Irani shkelte kushtet, kujton Business Insider.

Të tjerët, duke përfshirë ish-ministrin e jashtëm Rex Tillerson, e kundërshtuan këtë, duke theksuar mungesën e provave të ndonjë shkeljeje. Megjithatë, në tetor 2017, Trump nuk pranoi të jepte një dritë jeshile për marrëveshjen dhe u tërhoq nga kjo në maj 2018.

Mike Pompeo, atëherë drejtor i CIA-s, dhe Mattis nuk ishin kundër Tillerson, por ata me takt iu përgjigjën qëndrimit të presidentit. Sipas autorit të librit, Mattis, për të cilin për një kohë të gjatë mendohet se ishte kundër prishjes së marrëveshjes me Iranin, u zbut dhe i dha përparësi aktiviteteve të tjera në lidhje me luftën.

Armët bërthamore taktike, zakonisht kanë më pak performancë dhe po ashtu zakonisht përdoren për përdorim të kufizuar në fushat e betejës. Armët strategjike bërthamore zakonisht kanë më shumë performancë dhe përdoren për më gjatë.

Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve amerikanë, tha në fund të 2017 se Rusia ka më pak armë strategjike në raport më SHBA se ato taktike mund të jenë më të përshtatshme për shkak të orientimit rajonal të Moskës.

Forcat konvencionale ruse nuk janë në gjendje të mbrojnë territorin rus në një luftë të gjatë. Ata do të humbasin dhe rrjedhimisht kanë vënë theksin në përdorimin më të madh të armëve bërthamore taktike si një barazim force.    

                    Hans Kristensen

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë