Rusia: Ukraina të parapaguajë
për furnizimin me gaz

Rusia i ka kërkuar Ukrainës për të bërë parapagesa për furnizimet e gazit për të gjitha dërgesat e ardhshme, për shkak të faturave të papaguara të Ukrainës që kanë arritur totalin e disa miliardë dollarëve.
 
Ministri i Energjisë, Aleksandr Novak tha më 8 maj se "Rusia ka futur një regjim të parapagesës për furnizimet me gaz në Ukrainë", duke filluar nga 1 qershori, pasi Ukraina humbi afatin e 7 majit për të paguar borxhin e gazit në vlerë prej 3 miliardë e 500 milionë dollarëve.
 
Ukraina thotë që do ta paguajë borxhin, por Kievi kundërshton çmimin e ri të kompanisë së gazit Gazprom.
 
Sipas akuzave të Ukrainës, në mars, pasi ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u rrëzua, Gazprom ngriti çmimin për gazin nga 285 dollarë për 1,000 metra kub në 485 dollarë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet