Në praninë e 27 liderëve të shteteve të ndryshme Vladimir Putin iu drejtua rusëve dhe botës nga parada e fitores ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore. Ai mbajti si rrallë herë një fjalim të shkurtër, vetëm 10 minuta. Presidenti rus përmendi luftën në Ukrainë që vazhdon prej më shumë se 3 vitesh - sipas Vladimir Putin lufta mbështetet nga i gjithë populli rus dhe e gjithë shoqëria.
"E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria jonë, populli ynë qëndron pas atyre që marrin pjesë në operacionin special ushtarak", tha Putin.
Putin nuk e përmendi perëndimin në kontekstin aktual global, por ai vlerësoi rolin e aleatëve në fitoren e luftës së dytë botërore.
"Do të kujtojmë gjithmonë se hapja e frontit të dytë në Evropë pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik e afroi Fitoren. Ne e vlerësojmë shumë kontributin në luftën tonë të përbashkët nga ushtarët e ushtrive aleate, luftëtarët e rezistencës, populli i guximshëm i Kinës, të gjithë ata që luftuan për një të ardhme paqësore", nënvizoi Putin.
Nga liderët e tjerë të Europës apo vendeve të tjera të perëndimit, nuk pati asnjë reagim për mesazhet dhe eventin që Putin drejtoi në praninë e liderëve të ftuar. Parada e këtij viti e cila pati të ftuar nderi Presidentin kinez Xi Jinping shërbeu për të thelluar edhe më tej aleancën ruso kineze, për të cilën Putin dhe XI Jinping firmosën një marrëveshje përpara paradës.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.1%
-
Nuk kam mendim
4.3%
Vota total: 1525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Estonia: Rusia po planifikon të forcohet ushtarakisht për të zhvendosur pushtetin në Evropë
10 Shkurt, 16:41
-
Sulmi me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet i dyshuari i tretë
10 Shkurt, 15:24
-
Macron: Partnerët europianë të përfshihen për rifillimin e dialogut me Putin
10 Shkurt, 14:50
-
Kremlini: Nuk ka ende një datë për raundin e ardhshëm të bisedimeve me Ukrainën
10 Shkurt, 10:50
-
Franca nënshkruan marrëveshjen me Ukrainën, do të nisë prodhimi i armëve me Kievin
10 Shkurt, 09:17
-
Lavrov: Ka ende shumë punë për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën
10 Shkurt, 08:44
-
Franca nis stërvitjen ushtarake 'Orion 26' mes tensioneve me Rusinë
9 Shkurt, 22:40
-
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës: Trupat ruse po përparojnë në Pokrovsk
9 Shkurt, 19:06
-
Paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë, BE planifikon të ‘godasë’ edhe portet e vendeve! Zbardhet strategjia
9 Shkurt, 17:28
-
Furnizues i pajisjeve ushtarake për Moskën, sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
9 Shkurt, 16:06
-
BE gati paketën e 20-të të sanksioneve, Lavrov: Rusia nuk e sulmon Europën, por është gati të hakmerret nëse do jetë e nevojshme!
9 Shkurt, 11:46
-
Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë dhe me presidentin Putin
8 Shkurt, 18:21