Rusia: Maria Butinën keqtrajtohet nga SHBA –ja

Rusia: Maria Butinën keqtrajtohet nga SHBA –ja

Maria Butina

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara akuzohen nga Moska se po keqtrajtojnë një grua ruse, e cila mbahet e burgosur, nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj e paregjistruar në SHBA në emër të Kremlinit.

Me ngritjen e akuzave kundrejt SHBA- së, Rusia u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të intervenojnë në këtë rast.

Maria Zakharova, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, u tha gazetarëve se Maria Butina po mbahet e vetmuar në një qeli të ftohtë, ndërsa zyrtarët amerikanë vazhdimisht e pengojnë atë, në mënyrë që ajo të mos mund të flejë.

Ajo bëri të ditur se: ndonëse nuk ofroi dëshmi konkrete, se Butina nuk po ushqehet rregullisht.
Butina është vizituar në burg më 26 korrik nga zyrtarët të ambasadës ruse në Uashington.

Lidhur me këto deklarata të Zakharovës zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar.

Maria Butina, 29-vjeçe, akuzohet se ka tentuar që të depërtojë nëpër grupe politike, me qëllim që të shtyjë përpara interesat e Rusisë, teksa ka raportuar në Moskë për të gjitha informacionet që ka arritur të sigurojë. Ajo nuk ishte e regjistruar si agjente e huaj, një fakt që tregon se ka shkelur ligjet amerikane.

Ajo vazhdon të mbahet në paraburgim në Uashington. Pasi është deklaruar se Butina është e pafajshme për akuzat e ngritura ndaj saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë