Rusmaili-demokratëve: Dilini për 
zot partisë, mos hani supën e burgut

Rusmaili-demokratëve: Dilini për <br />zot partisë, mos hani supën e burgut
Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmaili ka bërë një analizë të thelluar të krizës që po përjeton PD dhe për zgjedhjet e 22 korrikut, ku sipas ish-deputetit, pritet rikonfirmimi i Bashës.

E gjithë analiza e Rusmailit vërtitet rreth shprehjes së famshme të Bill Clinton kur thoshte se problemi është tek ekonomia… por ndryshe, në PD problemi është tek partia, diçka për të cilën sipas Rusmailit, duhet t’i dalin për zot vetë demokratët.

"Më duket se debati demokratikas nuk del dot në krye, sepse, pas çdo pyetjeje, ulërin thirrja klintoniane, dua apo nuk dua unë: dili zot partisë, jo liderit, o i mjerë!

A është e vështirë t’i dalësh zot partisë? Partia është aseti më i çmuar politik i anëtarësisë, është investimi i çdo anëtari në politikë, është kapitali i secilit prej tyre. Ky kapital ka vlerë aq sa është vlera elektorale e partisë.

Pas 25 qershorit vlera elektorale e PDsë është 28 për qind, më e ulëta që nga themelimi i saj. T’i dalësh zot partisë do të thotë se, kur të vijë radha jote për të vendosur midis opsionit që thellon rënien e kapitalit politik të partisë dhe opsionit që frenon rënien/ sjell ringritjen, të zgjedhësh këtë të dytin.

Nëse opsioni mungon, duhet të rezistosh, të refuzosh, të ngresh zërin e të imponohesh derisa të vijë opsioni që ngjall besim. T’i dalësh zot partisë do të thotë të mos pranosh “supën e burgut” që të vënë përpara, sa herë vjen radha që vendimet t’i marrësh ti
", shkruan Rusmaili.

Sipas ish-ministrit demokrat, çdo lider që humb zgjedhje duhet të dorëhiqet, por sot në PD debati është tjetërkund, nëse do duhet gëzuar që do të rifitojë sërish Basha apo nëse duhet të jemi të mërzitur.

Madje Rusmaili hedh akuza të rënda ndaj Bashës në lidhje me paktin që bëri me kryeministrin, duke e cilësuar si një proçkë që ju bë “peshqesh” demokratëve.

"Kryetari i partisë, në marrëveshje me kundërshtarin politik, u doli garant zyrtarisht zgjedhjeve që vetë kishte denoncuar apriori si të shitura", vijon ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull