TIRANE - Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes është miratuar vetëm me votat në komisionin e ligjeve. Gjatë mbledhjes nuk munguan debatet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi se Shërbimi Informativ i Ushtrisë ka përgjuar deputetet dhe se diçka të tillë e ka pranuar edhe vet Kryeministri. Një pretendim që u hodh poshtë prej kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli.

Gjiknuri: Shërbimi informativ i ushtrisë u përdor në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese në atë të ashtuqujaturën sulm ndaj rendit kushtetues në 21 janar...
Rusmajli: Për këtë vetëm ti ke një pretendim
Gjiknuri: Prit, të lutem
Rusmajli: Je jetim në pretendime
Gjiknuri: Të lutem, më lini të flas
Rusmajli: Kjo nuk mund të jetë bazë për arsyetimin tonë
Gjiknuri: Të lutem tani mos bëj zhurmuesin
Rusmajli:: Prit një sekondë, qetesi kolegë
Gjiknuri: Të lutem ta mbaroj
Rusmajli: Prit pak
Gjiknuri: Jo prit pak ti, ka rregull këtu
Rusmajli:: Do presësh pak se do vendos qetësinë unë pastaj do të jap fjalën
Gjiknuri: Vazhdo
Rusmajli:: Do vendos unë qetësinë pastaj do të jap fjalën dhe mos më thuaj mua jo se jam kryetar i komisionit, kur të shkosh atje tek strukturat e tua, atje bëj çfarë të duash. Këtu ka rregull..jo thotë...po më drejton ti mbledhjen mua. Ne jemi këtu...
Gjiknuri: Mbarove?
Rusmajli: Jo. Kur të mbaroj unë do të jap unë fjalën prit me durim
Gjiknuri: Ajo që them unë nuk është një induksion politik por është pikërisht ajo që ka thënë Kryeministri në dëshminë e tij...
Rusmajli: Jo po nuk është ashtu, nuk është e vërtetë
Gjiknuri: Ju lutem më ler të mbaroj dhe ti nuk ke pikë të drejte të më ndërpresësh mua fjalën (ndërhyjnë dhe anëtarët e tjerë të PS-së duke kërkuar që Gjiknuri të mbarojë fjalën)
Rusmajli:: Po nuk është ashtu, nuk është e vërtetë
Gjiknuri: O zotëri, më ler more zotëri
Rusmajli: Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër. Po na sjell një gënjeshtër këtu për të arsyetuar
Gjiknuri: Ore ore...o psiqik
Rusmajli: Nuk është e vërtetë, se çfarë thonë autoritete publike në këtë vend e dëgjojnë të gjithë
Gjiknuri: Ore zotëri (buzëqesh)
Rusmajli: Jemi njerëz që lexojmë shtypin, jemi njerëz që dëgjojmë informacionet, po gënjen vëlla
Gjiknuri: Dëgjo
Rusmajli: Po na mban peng mbledhjen, po gënjen
Gjiknuri: Ore zotëri ti nuk je mirë, ti nuk je masteri i të vërtetës në këtë botë
Rusmajli: Ti po gënjen
Gjiknuri: Ti ke mendimet e tua
Rusmajli: Po na hedh hi syve mo vëlla
Gjiknuri: O zotëri mbylli sytë. Mbylli ato sytë e vogla se të vogla t’i ka bërë natyra, mbylli. Duro tani
Rusmajli: I hiqet fjala zotit Gjinkuri
Gjiknuri: Jo jo do flas
Rusmajli: Zotit Gjiknurit i hiqet fjala, pyetjen e zotit Gjiknuri do ta marr unë

Pas këtij debati opozita braktisi mbledhjen duke mos marrë pjesë fare në votimin e këtij projektligji. Replikat Rusmajli-Gjiknuri nuk janë të reja për komisionin e ligjeve. Debati mes tyre nisi që më 27 shtator kur Komisioni shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas asaj mbledhjeje deputeti Gjiknuri u dënua me një javë përjashtim nga punimet e Kuvendit.

(eç/shqiptarja.com)