Rusmajli: Kreu i PD të dorëhiqet!
Zgjidhjet s'i jep dot as Berisha

Rusmajli: Kreu i PD të dorëhiqet!<br />Zgjidhjet s'i jep dot as Berisha
TIRANE-Situatën mbi qe PD ka humbur thelle ne keto zgjedhje parlamentare e ka komentuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali i cili ben thirrje qe Basha te reflektoje e te marre pergjegjesite e humbjes.

"Zhvillimet në PD dhe të djathtës janë dramatike. Rezulton p.sh që në Gjirokastër, Skrapar dhe Berat e djathta nuk formon alternativë politike. Në Vlorë nuk prodhon alternativë politike. As në Korçë e Shkodër. Edhe imagjinata më armiqsore e PD nuk do e kish imagjinuar. Jemi përpra një situate dramatike që do reflektim të thellë dhe lëvizje të menjëhershme për të rikthyer balancën politike. Në këto zgjedhje PD nuk i shërbeu demokracisë. I duhet të rikuperojë për t’i shërbyer demokracisë. Demokracia nuk bën pa të djathtën. Bashkohem me thirrjen e Mustafajt ndaj Bashës për të marrë i vetëm përgjegjësitë dhe për të reflektuar mbi pasojat personle. Minimumi është dorëheqja e zotit Basha. Unë besoj që zgjidhjet për PD nuk i jep dot sot as Basha as Berisha. Zgjidhjet sot i jep bashkimi i të gjithë demokratëve që kanë punuar dhe punojnë për PD. Dhe demokratët nga pseudodemokratët i ndan idealizmi. Idealizmi bashkon demokratët. Si në ’97. Unë nuk besoj se PD i mungojnë personalitetet. I mungon gadishmëria për t’ju futur kësaj rruge të vështirë. Sinjali i qarte i dëshires për t’u rimëkëmbur fillon me dorëheqjen e Bashës. Teatri i ofruar në fushatë nga Basha i tipit do rifutem në zgjedhje për kryetar, nuk i hap rrugë ringritjes. Nuk duhet të kemi frikë nga dukja sikur mungojnë personalitetet. Në kohë të veshtira personalitetet kanë dalë. Pa vonesë. Nuk ka jusitifikim pritja e rezultatit. Humbja është proces dhe rezultat politik. Rezultati politik ka ndodhur. Numrimi i votave është proces administrativ".

Sipas Rusmalit, marrëveshja e 18 Majit me Ramën ishte gjëma e Lulzim Bashës. Rusmajli tha se, Basha nuk iu shpjegoi dot shqiptarëve se kush ishin përfitimet e PD-së nga kjo marrëveshje, ndryshe nga Rama.

Disfatën më të madhe të këtyre zgjedhjeve e ka pasur në ofertën nacionale. Rama u bë timonier i Shqipërisë për shkak të ofertës së timonierit që i paraqiti shqiptarëve. Basha humbi për mënyrën se si e impostoi fushatën e vet. Marrëveshja e 18 Majit u konceptua masivisht si një marrëveshje okulte, jo transparente. Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët. Rama ishte triumfator i marrëveshjes. I mjaftoi fakti që ta shpjegonte bashkëpunimin me role erotike. Përgjegjësia i mbetej Bashës ta shpjegonte. Marrëveshja ishte gjëma e Bashës,” tha Rusmali.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit