Russell Brand hedh pas
krahëve martesën me Perryn

Russell Brand hedh pas <br />krahëve martesën me Perryn
Mesa duket aktori britanik Russell Brand ka hedhur pas krahëve martësen e tij me Katy Perryn. Gjatë një interviste për revistën e “People” ai është shprehur se nuk mendon më për kohën e kaluar me këngëtaren. “Nuk kam përse të lë gjërat të shkojnë, pasi gjërat kanë shkuar tashmë dhe unë nuk kam asnjë ndienjë negative ndaj Katy. E kam zeruar në mendjen time. E vërteta është se nuk mund të mbash ose të lësh të shkosh një gjë që nuk të përket. Nuk ka asnjë kuptim dhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë”,- është shprehur Brand. Kohët e fundit ai është duke u shoqëruar me modelen hungareze Nikolett Barabas.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri