Komiku Russell Brand mesa duket është penduar për divorcin e tij nga këngëtarja e famshme Katy Perry. Ai është bërë xheloz për fotot e publikuara ku Perry shfaqet së bashku me muzikantin Robert Ackroyd muajin e kaluar. Më pas aktori i ka dërguar një email këngëtares ku ka pranuar nxitimin e tij në lidhje me divorcin. Sipas “Daily Mail” arsyeja pse çifti u nda ishte se Brand-it nuk i pëlqente që bashkëshortja e tij frekuentonte festa në mënyrë të shpeshtë.(xh.k/shqiptarja.com)