Katy Perry do të ndjehej “e tradhtuar” nga Russell Brand, raporton nga Us Weekly, pas lajmit që ish-burri i saj ka vendosur të shkruajë një biografi për jetën e tij të shthurur, ku do të përfshihet edhe një kapitull për martesën e cila dështoi me këngëtaren. Autobiografia do të quhet “Kujtimet e drogës, seksit dhe kabare”, duke premtuar se do të jetë i drejtpërdrejtë në këtë rrëfim. “Ai dëshiron të tregojë versionin e tij të histories”,thekson një burim për revistën amerikane. “Libri do të flasë për jetën e tijm martesën dhe ndarjen. Nuk mendoj se ai ka në plan të mbajë sekret edhe arsyen e dështimit të martesës”.
/Shqiptarja.com








