Aktori amerikan Russell Crowe, po planifikon të shesë aksionet e tij tek klubi i rugby-s, South Sydney Rabbitohs në Australi me qëllim që të lehtësoje jetën e tij personale mbas ndarjes me gruan e tij, Danielle Spencer.
"Në qoftëse ka ndonjë mundësi tjetër për të mbajtur familjen time të bashkuar , unë duhet të thjeshtësoj jetën aty ku mundem."
Në një e-mail dërguar tek një television privat, 48 vjeçari shpjegon se ndarja nga gruaja e tij e ka detyruar që të vendosë në treg 75% e aksioneve që ka bashkë me ortakun e tij, biznesmenin Peter Holmes që prej vitit 2006.
"Situata ime familjare ka ndryshuar" - shkruan Crowe - "Nuk do të ketë asnjë ndryshim tjetër, unë do të jem gjithmonë një mbështetës dhe anëtar i klubit deri sa të jetoj”.
“Crowe do të kujtohet gjithnjë si njeriu që na risolli suksesin” thotë Nick Pappas, kryetari i klubit. Që prej vitit 2006, me investimin e Crowe-it, klubi ka rifituar imazhin e tij pozitiv dhe sot skuadra jonë mburret me 22,000 mijë anëtarë dhe këtë vit kemi arritur deri në gjysmë finale – thotë ai.
The Rabbitohs, është skuadra më e sukseshme në Australi në ligën e rugby-s që ka fituar rreth 20 tituj premiership.
Russell Crowe është fituesi i çmimeve Oskar në filmin “The Gladiator” dhe “ Beautiful Mind”.
(.l.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com