Russiagate, dëshmia e ish-shefit të
FBI, Trump:Comey gënjeshta

Russiagate, dëshmia e ish-shefit të<br />FBI, Trump:Comey gënjeshta
Duket se makthit të Russiagate i shtohet edhe dëshmia e ish numrit një të FBI James Comey i cili nuk po e lë aspak të qetë presidentin Trump ndërsa akuzat ndaj tyre për thënie gënjeshtrash janë të ndërsjellta.
 
"James Comey është  një gënjështar, flet shumë" është ky reagimi i parë i Trump në rrjetin social tëitter pas dëshmisë para komisionit të sigurisë në Senat të ish shefit të FBI James Comey i cili tha fjalën  e tij  sa i përket cështjes Russiagate ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Ai  rrëfeu se manjati ka gënjyer për figurën e tij dhe se ka diskretituar atë dhe FBI.

“Pavarsisht kaq shumë gënjeshtrave , dokumenteve false shkarkimit të plotë Ëoë Comey flet kaq shumë” shton më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ky ishte reagimi i parë direkt i manjatit pasi një ditë më parë pas dëshmisë së ish numrit një të FBI, foli vetëm avokati i tij  i cili hodhi poshte dëshminë e Comey.
 
Avokati Marc Kasoëitz tha se Trump nuk i kishte kërkuar besnikëri Comeyt, e gjithashtu nuk e kishte udhëzuar apo nuk i kishte sugjeruar ish-kreut të FBI-së që të ndalte hetimin ndaj ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.
 
James Comey  i cili u shkarkua në 9 maj nga Trump gjatë dëgjesës para komisonit  u shpreh se nuk kishte marrë urdhër ekspilicite për të pezulluar hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale edhe pse presidenti I kishte kërkuar të  pezullonte mbi ish kreun e këshillit të sigurisë Micheal Flynn I shkarkuar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarët rusë.  

Comey po ashtu rrëfeu se ka patur tentattiva nga Rusia për të prekur sistemin electoral në SHBA.
 
 Por Russiagate nuk përfundon këtu.

Radha e Kushner për të dëshmuar

Mediat amerikane raportojnë se përpara komisionit të Inteligjencës në Senat tashmë do të dëshmojë edhe dhëndri I Trump Jared Kushner po ashtu I dyshuar për lidhjet dhe kontaktet me zyrtarë rusë .

Bashkëshorti i Ivanka Trump po ashtu konsiderohet një person kyc  në hetimet mbi lidhjet Trump -Moskë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj