Russiagate, dëshmon para Senatit
ministri i Drejtësisë Jeff Sessions

Russiagate, dëshmon para Senatit<br />ministri i Drejtësisë Jeff Sessions
Cështja Russiagate, ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale vijon të trazojë politikën amerikane.

Tashmë pas dëshmisë para Komisionit të Sigurisë në Senat së ish shefit të FBI James Comey, radhën e ka ministri i Drejtësisë Jeff Sessions i cili javës që vjen do të rrëfejë dhe do të sqarojë rolin e tij në cështjen Russiagate.

Kërkesa që Sessions të dëshmojë erdhi pas  daljes para komsionit të ish numrit një të FBI ,Comey  cili u shpreh se ka patur tentativa që Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Comey gjatë dëshmisë  zbuloi se ka patur një takim të tretë mes ministrit të drejtësisë dhe ambsadaorit rus në SHBA, takim ky i mbajtur i fshehtë nga Sessions.

Ministri  ishte përpjekjur të evitonte hetime mbi këtë cështje sepse kishte mbajtur të fshehtë dy takimet e para. 

Tashmë edhe ai duhet të betohet para një teme kaq të rëndësihme  ku vihet në pikëpyetje besnikëria  e Shtëpisë së Bardhë .

Mediat amerikanë në ditët e fundit kanë raportuar se për shkak të cështjes Russigate raportet mes Trump dhe Sessions janë minimizuar madje vetë ministri kishte ofruar dorëheqjen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)