Russiagate,djali i Trump ka patur
kontakte me rusët gjatë fushatës
E përditshmja 'New York Times' raporton se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar vitin që shkoi me një avokate ruse pasi i ishin premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.
E përditshmja 'Neë York Times' raporton se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar vitin që shkoi me një avokate ruse pasi i ishin premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i atëhershëm i fushatës, Paul J Manafort, raportojnë New York Times dhe Washington Post.
Donald Trump Jr, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar Natalia Veselnitskayan, por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”.
“Deklaratat e saj ishin ta paqarta dhe pa kuptim. Nuk është dhënë asnjë detaj apo informacion mbështetës. Shumë shpejt është bërë e qartë që ajo nuk ka pasur informacione kuptimplota”, u shpreh djali i Presidnetit, Trump Jr, citon New York Times.
Trump Jr tha se Veselnitskaya, më pas, e ka kaluar bisedën te birësimi i fëmijëve rusë dhe Akti Magnistky - një ligj amerikan që sanksionon rusët e dyshuar për abuzim me të drejtat e njeriut. I zemëruar me këtë ligj, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka pezulluar birësimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.
Avokatja Veselnitskaya, në mesin e klientëve të saj, ka kompani shtetërore ruse dhe familjarë të zyrtarëve të lartë qeveritarë, ndërsa bashkëshorti i saj më herët ka shërbyer si zëvendësministër i Transportit për rajonin e Moskës. Si avokate, ajo ka bërë fushatë kundër Aktit Magnistky.
Kujtojmë se Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Së paku dy komitete të Kongresit amerikan dhe FBI janë duke i hetuar akuzat, përfshirë raportet për kontakte midis pjesëtarëve të ekipit të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.
Presidenti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për bashkëpunim, ndërsa Kremlini ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhje.
Sidoqoftë, këshilltari i parë i Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn, është shkarkuar pasi ai ka keqinformuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për kontaktet e tij me zyrtarët rusë. Prokurori i përgjithshëm i Trumpit, Jeff Sessions, është po ashtu nën hetime për arsye të ngjashme.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12