Russiagate,ish-shefi i FBI James
Comey:Trump gënjeu për mua

Russiagate,ish-shefi i FBI James<br />Comey:Trump gënjeu për mua
Ish shefi I FBI James Comey dëshmon për herë të parë para  Senatit sa i përket cështjes së ndërhyrjes ruse në  zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ish numri një i FBI rrëfen ka patur përpjekje nga ana e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në 2016  dhe se FBI ishte në dijeni të tentativave të hakerave rusë në fund të 2015.

”Me qindra objektivë janë goditur në përpjekje për të kompromentuar procesin elektoral” u shpreh Comey.

Në fjalën e tij ish shefi i FBI u shpreh se komentet e Trump për të dhe FBI janë gënjeshtra.

“ U thanë gënjeshtra më vjen keq për amerikanët. Motivet e shkarkimit tim nuk kishin kuptim ishin konfuze”u shpreh Comey.

Ndër të tjera ai shtoi se  po ashtu e kuptonte vendimin e manjatit pasi presidenti ka të drejtë të shkarkojë një drejtor të FBI.

Pyetjes se nëse Trump ka penguar apo ka tentuar të pushojë hetimet sa i përket cështjes Russiagate, ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016 Comey u përgjigj: Jo në dijeninë time jo.
 
Pak orë më parë Comey lëshoi një deklaratë bombë duke thënë se Trump I kish kërkuar të braktiste hetimet për Flynn ish këshilltari I sigurisë I larguar nga detyra për shkak të lidhjes me zyrtarët rusë.
 

 Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë