Comey:Trump më tha të hiqja dorë nga hetimet për Flynn
‘Donald Trump më kërkoi të hiqja dorë nga hetimet mbi ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Flynn. Eshtë njeri i mirë më tha. Por nuk i thashë presidentit se do të hiqja dorë nga hetimi", ” është kjo deklarata e ish shefit të FBI James Comey i cili pritet të dëshmojë në Senat sa i përket ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Gjatë një bisede në 27 janar manjati ndër të tjera i ka kërkuar besnikëri Comey.Kujtojmë se Michael Flynn ish këshilltar i Sigurisë u shkarkua pak muaj më parë për shkak të dyshimeve se ky i fundit kishte lidhje me zyrtarë rusë dhe se nuk kishte raportuar për bisedën e tij me ambasadorin rus në SHBA.
Në dëshmi Comey shkruan se kishte siguruar presidentin, se nuk ishte nën hetim për çështjen e Rusisë, por gjithashtu i rezistoi kërkesave të presidentit për ta bërë publike këtë, pasi nëse kjo ndryshonte në të ardhmen, FBI-së do i duhej të kthehej në hapat e saj.
Mediat amerikane fajësojnë presidentin se ka tentuar të pengojë hetimet dhe deklarata bombë e Comey i jep edhe më shumë fuqi zërave për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Ish drejtori i FBI-së James Comey, i cili u shkarkua rreth një muaj më parë nga Presidenti Donald Trump, do të dëshmojë kete te enjte përpara Komisionit të Zbulimit të Senatit. Ky komision po heton mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar si dhe çdo lidhje të dyshuar mes Moskës dhe rrethit të ngushtë të Trump.
Pas largimit të Comey ,Presidenti Donald Trump në rrjetin social twitter tha se do të emërojë në krye të Departamentit të Drejtësisë avokatin Christopher Wray.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com