Russiagate, Kushner nën hetim
Dhëndri i Trump kontakte me Rusinë

Russiagate, Kushner nën hetim<br />Dhëndri i Trump kontakte me Rusinë
Nëse një ditë më parë u raportua se Donald Trump do të hetohet për pengim të drejtësisë sa i përket ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, duket se të njëjtin fat do të ketë edhe dhëndri i tij Jared Kushner njëkohësisht këshilltari i kreut të Shtëpisë së Bardhë.
 
Kushner do të hetohet nga prokurori special Robert Mueller, lajmi sërish u raportua nga e përditshmja Washington Post, e cila citon burime hetimore.
 
Pak kohë më parë ishin po mediat të cilat bën me dije se Kushner ishte një person kyc në hetimet mbi ndërhyrjen ruse dhe lidhjet e stafit të Trump me Moskën.Madje ai kishte patur takime me ambasadorin rus në SHBA dhe me zyrtarë të tjerë.
 
Por bashkëshorti i Ivanka Trump nuk është i vetmi, në objektivin e prokurorit nën hetim mund të përfshihen persona të afërt me Manjatin si ish këshilltari i sigurisë Michael Flynn, ish drejtori I fushatës elektorale Paul Manafort, dhe Carter Page një nga këshilltarët e specializuar në politikën e jashtme.
 
Teksa hetimet duket se do të prekin të gjithë njerëzit pranë Trump, zvpresidenti Mike Pence ka punësuar një avokat i cili do ta përfaqësojë gjatë zhvillimit të kësaj cështje.
 
Edhe pse lajmi i djeshëm se Trump do të hetohet sa i përket faktit nëse ka penguar apo jo drejtësinë ky i fundit i ka quajtur zhvillimet më të fundit një 'gjueti shtrigash'.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet