Russiagate, para senatit dëshmon
djali, dhëndri dhe menaxheri i Trump
Djali i madh Presidentit Trump, Trump Junior, ish menaxheri i fushatës së tij Paul Manafort dhe Jared Kushner, këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili është njëkohësisht dhëndër i presidentit, do të dëshmojnë javën e ardhshme lidhur me takimin e tyre vitin e kaluar me një avokate ruse.
Djali i madh Presidentit Trump, Trump Junior, ish menaxheri i fushatës së tij Paul Manafort dhe Jared Kushner, këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili është njëkohësisht dhëndër i presidentit, do të dëshmojnë javën e ardhshme lidhur me takimin e tyre vitin e kaluar me një avokate ruse.
Lidhjet e mundshme të këshilltarëve të presidentit me Rusinë, janë objekt hetimi i prokurorit të posaçëm.
Një ndërmjetës i tha djalit të Trump, përmes emailit, se avokatja ruse kishte informacion të dëmshëm për Hillary Clintonin, ish sekretaren e shtetit dhe kandidate për presidente e Partisë Denmokrate.
Donald Trump Jr. kohët e fundit tha se nga takimi nuk doli asgjë e re. Avokatja ruse tha se është e gatshme të bisedojë me ligjvënësit amerikanë lidhur me takimin.
"Në se Senati do të dijë të vërtetën, jam e gatshme t’u tregoj gjithshka që doja t’u tregoja zotit Trump (Jr.) dhe Kongresit vitin e kaluar. Por programi ndryshoi. Gjithshka që unë di, se si miliona dollarë hynë në vendin tim, në Rusi dhe u kthyen pastaj mbrapsht në miliarda dollarë. Për këto para nuk u paguan taksa. Por se ku shkuan ato, kjo nuk është një pyetje për mua, për këtë referojuni sistemit të Shteteve të Bashkuara,”- tha avokatja ruse.
Debati lidhur me takimin e Trump Jr.-it me avokaten ruse është mes çështjeve të shumta që po hetohen pas konkluzionit të komunitetit të zbulimit se presidenti rus Vladimir Putin e drejtoi personalisht fushatën për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, që ato t’i fitonte zoti Trump.
Një prokuror i posaçëm është caktuar për të hetuar lidhur me këtë çështje.
Përveç shqyrtimit të kontakteve mes ekipit të fushatës së Trump dhe Moskës, prokurori i posaçëm Robert Muller është duke hetuar edhe në seTrump është përpjekur të pengojë drejtësinë, me shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey në fillim të vitit, kur zoti Comey ishte duke udhëhequr hetimet e FBI-së për Rusinë, para se Mueller të emërohej prokuror i posaçëm.VOA
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45