“Russiagate”, prokurori Mueller do të dëshmojë përpara Kongresit

“Russiagate”, prokurori Mueller do të dëshmojë përpara Kongresit

Robert Mueller, prokurori special që hetoi Russiagate, mori një thirrje nga Kongresi i SHBA për të dëshmuar para komisioneve të Dhomës së Drejtësisë dhe Inteligjencës më 17 korrik.

Mueller tha se nuk kishte asgjë tjetër për të thënë përveç asaj që doli nga raporti përfundimtar i hetimeve të tij.

Dëshmia e Mueller do të fokusohet në një pikë: Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump e ka penguar drejtësinë mbi çështjen.

"Ky është persekutim" shkruan Trump në Twitter.

Superpolici amerikan, duke folur pas përfundimit të hetimit mbi ndërhyrjen e supozuar ruse në fushatën zgjedhore të vitit 2016, pas më shumë se një vit e gjysmë hetime, tha se: Po të ishim të bindur se presidenti nuk kishte asnjë përgjegjësi në Russiagate, do ta kishim thënë. Në Kongres do të përsërisë ato që janë shkruar në 448 faqet e raportit, sepse ky dokument është tashmë dëshmia ime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës