Russiagate, Trump mbron dhëndrin
e tij: Është djalë i mirë

Russiagate, Trump mbron dhëndrin<br />e tij: Është djalë i mirë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për dhëndrin Kushner i cili po vendoset nën hetim se mund të ketë patur lidhje me zyrtarë rusë cka mund të ketë ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë për New York Times, Trump vlerësoi se Kushner po bën një punë shumë të madhe.

Manjati në fakt nuk i preku direkt akuzat që janë bërë ndaj bashkëshortit të Ivankës.

“Jared është duke bërë një punë të shkëlqyer për vendin. Kam besim të plotë tek ai” shtoi Trump.

Pak ditë më parë Jared Kushner ndërpreu edhe udhëtimin ndërkombëtar ku shoqëronte Trump për shkak se FBI njoftoi se do ta përfshinte në hetimet për cështjen Russiagate, përfshirja ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Dyshohet se ai ka informacione të rëndësishme për këtë hetim.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024