Russiagate,Trump:Nuk po hetohem
shefi i ri i FBI:Investigimi nuk ndalet

Russiagate,Trump:Nuk po hetohem<br />shefi i ri i FBI:Investigimi nuk ndalet
Çështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, njohur ndryshe si 'Russiagate' vijon të trazojë politikën e SHBA.

Vetëm pak ditë pas shkarkimit të drejtorit të FBI Comey, Presidenti Trump në daljen e tij të parë pas vendimit shprehet se ai nuk është nën hetim nga FBI.

Edhe një herë ai konfirmon se vendimi për shkarkuar Comey ishte vendim vetëm i tij.Drejtori i FBI-së, James Comey po udhëhiqte një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse dhe për bashkëpunim të zyrtarëve të stafit të Trump dhe Moskës. 

Në intervistën e parë dhënë për NBC që nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, Trump tha se të martën kishte pyetur James Comey-n, nëse ishte nën hetim apo jo. Dhe sipas Trump ai i është përgjigjur se nuk është nën hetim.

Shefi i ri i FBI sfidon Trump:Hetimi mbi ndikimin rus nuk ndalet

Por nuk mbarojnë këtu telashet për Kreun e Shtëpisë së Bardhë.Hetimi i Byrosë Federale të Hetimit për lidhjet e pretenduara mes Rusisë dhe ekipit elektoral të Donald Trump do të vazhdojë, pa u penguar nga shkarkimi i ish-drejtorit James Comey.

Kështu deklaroi  të paktën drejtori në detyrë i FBI-së, Andreë McCabe, para një komiteti të Senatit.

Demokratët nga ana tjetër kanë akuzuar presidentin se po përpiqet të ndikojë mbi hetimin e FBI dhe kanë kërkuar një prokuror të posacëm i cili do të shqyrtojë cështjen Russiagate ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016, cka mendohet se ka ndikuar në fitoren e manjatit.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie