Mediat raportojnë se agjentët federalë kanë hyrë në shtëpinë e zyrtarit në datën 26 korrik , vetëm një ditë pasi Manafort vullnetarisht u paraqit në Komisonin e Inteligjencës në Senat.
Manafort u largua nga ekipi i Trump vetëm pak kohë pasi nisën të dilnin të pah edhe shumë pikëpyetje lidhur me raportet e tij me të huajt.
Kujtojmë këtu se shumë prej anëtarëve të administratës Trump janë të dyshuar se kanë patur lidhje me Rusinë e cila akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 ku fitues u shpalll pikërisht manjati.
Dhe pikërisht FBI prej kohësh është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Prokurori special i cili po merret me këtë çështje Robert Mueller u largua nga shtëpia e Manafort duke marrë me vete disa të dhëna të rëndësishme , raporton Washington Post.
Nga ana tjetër analistët shkruajnë se hetuesit donin të ishin të sigurt se Manafort do të dorëronte të gjitha materialet.
Lajmi se FBI ishte e pranishme në shtëpinë e ish kreut të fushatës u konfirmua edhe nga zëdhënësi i këtij të fundit . Ai shtoi se Manafort do të bashkëpunojë me drejtësinë në çdo moment.
Megjithatë është ende e paqartë se cilat lloje dokumentesh janë marrë nga agjentët e FBI-së.
Dyshohet se materialet përfshijnë shënime që Manafort ka mbajtur gjatë takimit me djalin e Trump dhe avokates ruse në New York në qershor 2016.
Ishin madje emailet e vetë Trump Junior të cilat konfirmuan se Manafort ishte i pranishëm në bisedë , ku djalit të Trump i ishte premtuar se do të dëmtoheshin materiale që i përkisnin rivales së babait të tij Hillary Clinton.
Manafort u dorëhoq nga detyra gushtin e shkuar pasi u akuzua se kishte pranuar miliona dollarë kesh vetëm për të prezantuar interesat e Kremlinit në Ukrainë dhe në SHBA.
Për më tepër u publikuan edhe lidhjet e tij të mundshme me një oligark i cili ishte i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
