E bukura Shqipëri

I nderuar shkëlqesia Juaj z.President i Francës, Macron.

Keni vendosur t'i thoni Jo të bukures Shqipëri t'i afrohet me një shkallë ëndrrës Europiane. Kjo, me të drejtën që ju jep posti forca e një shteti të rëndësishëm si Franca, deri këtu gjithçka për t'u vlerësuar.

Por të paktën, na detyrohesh një përgjigje? Kjo pasi mendoni se shqiptaret nuk janë Europian apo drejtuesit tanë që ju prisni përcillni drekoni e darkoni, s'kanë plotësuar kushtet?

I nderuar shkëlqesi, ju jeni Europian sot në BE-n e kapitalit përplasjeve dhe interesave. Por ne jemi shqiptarët që me Europën s'na ndan një vendim i juaji, na ka lidhur zoti, pozicioni gjeografik, Skënderbeu të cilin ju e njihni prej historisë dhe e shenjta Terezë që ju e keni arritur për së gjalli.Një fqinj dhe një mik ndihmohet në ditët e vështira, ashtu edhe si ne mund të jemi sot.Të shqetësojmë me azilantët. Po keni të drejte, por nëse ju sot nuk na ndihmoni nesër e bukura Shqipëri do jetë më gri.

z.Macron, ju anuluat një vizite në Shqipëri. Ajo do ishte mundësia juaj të shihnit se ne e duam BE-n edhe më shume se vetë ju, por gjithsesi tashmë pak ditë kohë ka deri më 18 tetor. Ndaj, shkëlqesi hidhi një sy karriges që ke bosh. E bukura Shqipëri, me njerëzit që në Ballkan kanë prodhuar veç stabilitet, për ju e BE-n, s'mund të jetë një vendim burokratik.