Rutte: Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në Lituani, pas stërvitjeve
Ushtrime ushtarake në një poligon stërvitor në Pabrade, në veri të kryeqytetit Vilnius
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur.
Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë tha në një komunikatë më herët se katër ushtarët “po kryenin stërvitje taktike të planifikuara” kur u zhdukën të martën.
Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.
"Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani", u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në Varshavë të mërkurën.
Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.
Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.
Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës.
Policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars, 21:53
-
‘S’keni bërë punë të mirë për Groenlandën’, Danimarka i përgjigjet JD Vance: Nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një aleati të SHBA
29 Mars, 21:39
-
Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore
29 Mars, 19:08
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
29 Mars, 19:06
-
U padit për plagjaturë në hitin 'Levitating'/ Dua Lipa fiton çështjen e së drejtës së autorit, gjykata hedh poshtë akuzat
29 Mars, 18:51
-
Ambasada amerikane paralajmëron prerazi: Kush mashtron për të marrë vizë, punon pa lejen përkatëse ose qëndron në SHBA pas skadimit të saj, mund të dënohet me burg
29 Mars, 18:00
-
Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës
29 Mars, 15:02
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
28 Mars, 22:27