Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosen tarifa në shkurt ndaj disa vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Grenlandën.
Ai tha është arritur pajtueshmëri për kornizën e një marrëveshjeje për të ardhmen e ishullit gjysmautonom të Danimarkës, pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në një intervistë në Forumin Ekonomik të Davosit, Mark Rute tha se komandantët e NATO-s tani do të duhet të punojnë mbi detajet e kërkesave shtesë të sigurisë dhe sipas tij, marrëveshja me Trump do t'i bënte aleatët e NATO-s të rrisnin sigurinë në Arktik
“Ne do të mblidhemi në NATO me komandantët tanë të lartë për të përcaktuar se çfarë është e nevojshme. Nuk kam dyshim se mund ta bëjmë këtë mjaft shpejt. Sigurisht që do të shpresoja për vitin 2026, shpresoj edhe në fillim të vitit 2026.”
I pyetur nëse aleatët e NATO-s mund ta besojnë fjalën e Trump, Rutte u përgjigj: “Gjithmonë mund ta besoni fjalën e Donald Trump”.
Komente











