Ruzhdi Qarri, ndër zanatçinjtë e fundit të djepave në Gjakovë! Artizani 71-vjeçar: Të kisha jetë tjetër, sërish këtë zanat do zgjidhja

Ruzhdi Qarri 71 vjeç, nga Gjakova, prej moshës 15 vjeçare, merret me punimin e djepave të drurit të ilustruar me ngjyra e lule të ndryshme. Është brezi i 3-të i familjes Qarri, që punon dhe dizajnon djepa. Zanatin e ka trashëguar nga paraardhësit, të cilët e kanë mësuar në Shkodër.

'15 vjeçar kam qenë i specializuar për me dizajnuar. Jam një ndër ato që ndoshta kam dizajnuar pak ma bukur. Kanë qenë 22 kutixhi zdrukthëtarë në Gjakovë që i mbaj mend unë!'- u shpreh artizani.

Përveç djepave ai punon edhe sofra e sëndukë, që masivisht janë përdorur deri në vitet pas 70-tës për pajën e nuseve. Sot fatkeqësisht këto punime blihen vetëm për suvenire.

“Neve na kanë thanë kutixhi përpara. Zdruktharë kutixhi. Ne kemi punuar kutia, sofra, magjë, djepa që janë përdorë në atë kohë ma tepër. Pas viteve 70-ta kutia, arkat e nuseve kanë rënë nga përdorimi me modernizimin. Unë tani vetit mund ti them djepe punues. Unë punoj djepa. Do sofra të vogla. Sofrat janë dalë prej përdorimit. Mënyrat e ngrënies kanë ndryshuar. Kuptohet ne përpara kemi ngrënë në sofra. Unë i punoj disa sofra të vogla për meze. Për zbukurim. Këtë djep që e shihni është djep I kaltër. Është specialiteti imi. Përndryshe në djepat i punojmë siç është ky djep i vogël me ngjyra portokall e të kuqe Kurse ky është i kaltër. Jam duke punuar disa arka ma të vogla për suvenire”, tha Ruzhdiu.

Tradita e familjes Qarri duket se po përfundon me të pasi fëmijët, djali dhe dy vajzat e tij kanë marrë drejtime të tjera.

“Unë i kam dy vajza dhe një djalë. Djali ka kryer shkollën. Jeton në Prishtinë. Për vajzat nuk është ky zanat. Është interesant se askush nuk don me ardhë me mësu këtë zanat. Interesim nuk ka fare. Unë kam nja dy studenta të cilët nuk janë të intersum. Këtu duhet qeveria me ndërmarrë diçka nëse duan me i rujt këto zanate të vjetra. Ka dy shanse nëse qeveria me marrë diçka sa jemi të fortë. Se edhe unë jam mbi 70 vjeç. Jam i forte. Jam hala për punë shyqyr zotit. Punoj. Po më vjen keq. Është interesante se të huajt e pëlqejnë shumë këtë zanat. Më vijën prej Australisë. Mblidhen mjekët e Evropës. Jo që vijnë me më pa mua. Po vijnë me pa zanatin. Qysh punojnë. Ata pallate kanë mjaft. Vijnë e interesohen se çfarë punoj unë me dorë.”, tregoi ai.

Gjatë karrierës së tij si zdrukthëtar, Ruzhdiut nuk i kanë munguar as ofertat për të punuar në vendet aziatike, por kurrë nuk e ka menduar largimin nga Kosova e artizanët e tjerë të Gjakovës për të cilët flet me mallëngjim.

“Nga UNESCO më kanë kërkuar të punoj në Indonezi, Xhakartë, Tajlandë. Nuk kam qenë i interesuar. Më pëlqen me jetuar këtu. Më pëlqen me punuar këtë zanat. E dua fort. Ta kisha edhe një jetë tjetër prap e kisha punuar. Është diçka me e veçuar se kutixhitë e Gjakovës kanë pasur një lloj organizimi që me i pas lakimi edhe pushtetarët sot. Kanë pasur sallën e vet, organizimin e vetë. Kanë pasur sindikatën. Në sullë axha jem ka qenë kryetari. Çdo ditë të hënë ka qenë ditë pazari në Gjakovë. Çdo të hënën i kanë ndarë fitimet dhe kanë dhënë urdhërat edhe sa me prodhuar. Zakonisht në kutia nuset kanë future pajën. Varësisht sa arka janë shitur është dhënë urdhri me punuar”.

Me një eksperiencë 56-vjeçare, punimet e Ruzhdiut janë ekspozuar në Itali e Kosovë. Ka marrë pjese edhe panaire kombëtare e ndërkombëtare ku ka marrë edhe vlerësime.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite